10 milione kilometra katrore siperfaqe Marsiane besohet te jete e perbere prej qelqit vullkanik.
Studimet e imazheve nga Mars Express, kane ndihmuar Briony Horgan dhe Jim Bell nga Universiteti Shteteror i Arizones per te percaktuar natyren e vertete te rajoneve misterioze te erreta te siperfaqes se planetit – kodra gjigande te veshura me kokra rere prej qelqi te cilat mendohet se jane prodhuar nga nderveprimi i vullkaneve me akullin dhe deboren.
Rajonet e erreta perbejne me shume se 10 milione kilometra katrore te ultesires se veriut marsian, por perberja e tyre nuk ishte e qarte. Studimet e fundit treguan se keto rajone te erreta kane nje perberje ndryshe nga pjesa tjeter e siperfaqes se Marsit.