Rihanna është mësuar të hapë polemikë pothuajse çdo herë që fotografohet në publik, sidomos kur është duke festuar. Në “episodin” e fundit, këngëtarja nga Barbados ka publikuar një foto të sajën në Instagram ku dallohet një pluhur i bardhë që shumë persona e kanë komentuar si kokainë.24-vjeçarja ka hipur në shpatullat e njërës prej truprojeve të saj dhe në kokën e tij ka vënë pluhurin e bardhë dhe ka pasur shumë komente kritike ndaj saj sepse përdoruesit kanë theksuar se një sjellje e tillë e saj është e pahijshme dhe jep një shembull të keq.Rihanna është në vendin e tetë mes 100 personave më me ndikim në botë sipas revistës ‘Time’, por ajo gjithmonë është shprehur se është vetëm një vajzë e re që shijon jetën dhe nuk është modeli i askujt.
Tch
Tch