Angelina Jolie prej vitesh i është përkushtuar misionit të saj humanitar dhe çdo herë që UNHCR ka nevojë për të, ajo udhëton për të përcjellë mesazhe paqeje dhe për t'i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, kryesisht në vendet e botës së tretë. Por përkushtimi i saj nuk është i zakontë andaj edhe Angelina Jolie do të marrë një detyrë të re, si e Dërguara Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.Aktorja Jolie e ka shfaqur interesin dhe është angazhuar në misione humanitare që në vitin 2000, ndërkohë që ajo ishte duke realizuar filmin "Lara Croft: Tomb Raider" në Kamboxhia.Menjëherë pas përfundimit të filmit, ajo nisi të udhëtonte nëpër vendet e botës së tretë dhe nisi të bashkëpunojë me UNHCR e një vit më vonë u bë “Ambasadore e Vullnetit të Mirë” e Kombeve të Bashkuara. Prej atëhere ajo ka qenë pjesë e mëse 40 misioneve të rëndësishme humanitare dhe i është përkushtuar shumë çështjeve të emigracionit.
tch
tch