Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe përmbajtje nga incidentet e tjera.
“Kjo është shumë me rëndësi, ashtu siç është me rëndësi që të kapen autorët e vrasjes. Në këtë moment është mirë të veprohet në qetësi dhe me mençuri”, ka theksuar Fajon, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Europian për Europën Juglindore dhe raportuese për liberalizimin e vizave.
Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve në Shkup që të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të siguruar një ambient të qetë për të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe të kthehet paqja.
“Vrasje të tilla dhe konfliktet etnike janë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane. Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi vitale për qytetarët e Maqedonisë për rrugën e tyre drejt BE-së. Çdo dhunë e mëtejshme etnike do të rrezikonte seriozisht rrugën dhe lëvizjen drejt BE-së”, ka theksuar eurodeputetja Fajon, duke i shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmve të tyre. / INA