'Giant' George, kështu quhet qeni më i madh në botë, që për veçantinë e tij ka fituar vëmendje të madhe, aq sa së fundi është publikuar edhe një libër që i dedikohet atij. I shkruar nga pronari i tij, Dave Nasser, libri “Giant George: Life with the world's Biggest Dog” (Jeta me qenin me te madh ne bote) tregon të gjitha tekat për ushqim dhe mirëmbajtje, që i duhen atij në mënyrë të përditshme.
I njohur në vitin 2010 edhe nga libri i rekordeve “Guinness” si miku i njeriut më voluminoz i planetit, George jeton në Tucson të Arizonas dhe është i lartë 1 metër e 20 cm, ndërsa ka një gjatësi prej 2 metrash e 19 cm. Gjithashtu, ky qen i tipit alan, peshon 104 kg, për të fjetur i duhet një dyshek njerëzish dhe i kushton të zotit rreth 220 euro vetëm ushqim.