Çdokush deshiron ta dije t’i ze genjeshtaret ne flagrance dhe ne fakt ky artikull ka te beje me disa veprime te shkelqyera per t’i zene genjeshtaret. Pra, si t’i thuani dikujt qe eshte duke genjyer ?
Se pari duhet te siguroheni se a deshironi vertete ta dini? Disa njerez e shohin genjeshtren si nje fakt per te mbuluar te verteten e dhimbshme. Hapi i pare per te zbuluar nje genjeshter eshte se duhet siguruar mbi ndjenjat tuaja personale ne lidhje me ndonje teme. Me fjale te tjera, çfare eshte perfshirja e juaj ne nje genjeshter?
Pyetja tjeter eshte: Pse ky person do te genjente tek ju? Cili eshte qellimi? Ndoshta frikesohet se do te humbase ndonje person te dashur, ndoshta mendon se e verteta do te bej qe te humbase besimin tek ai, pse?
Nje shembull rreth kesaj eshte kur nje femije per t’iu shmangur denimit nga prinderit, ai genjen dhe prindi eshte ne pozite me te mire per te gjykuar.
Duhet te dini se si flet ai/ajo ne menyren normale. Hapi i pare qe duhet bere eshte te lexosh gjuhen e trupit per te ditur gjendjen normale te tij, sjelljet ditore, pa presion dhe pa genjeshtra.
Vini re se sa ndikon stresi. Per te qene nje genjeshtar i mire duhet goxha pune sepse ai qe prish gjithmone planet eshte stresi, duke ju bllokuar teresisht. Prandaj per te zbuluar nje genjeshter vini re se sa ndikon stresi.
Shikoni shenjat. Disa nga shenjat qe mund te verehen jane levizjet e trupit dhe mos-kontakti me sy. Gjate genjeshtres njerezit shpesh ‘ngrijne’ dhe me ane te levizjeve te trupit perpiqen ta shesin genjeshtren. Te gjitha informacionet qe jipen njeri-tjetrit ndodhin gjate shikimit sy me sy, mirepo genjeshtaret e kane te veshtire te shikojne ne sy, prandaj kjo eshte karakteristike.
Gjestikulacioni. Duke prekur hunden dhe mbulon fytyren/gojen. Ky gjest realizohet per te vene distancen mes genjeshtarit dhe juve.
Ngrit zerin. Nje tjeter produkt i stresit eshte se zeri i genjeshtarit do te rritet gradualisht. Kjo mund te verehet nese e dini zerin normal te tij.
Nje pauze gjate bisedes. Shumica e njerezve bejne nje pauze, jo per ndonje gje po per te menduar se çka te flasin dhe kjo mund te verehet te genjeshtaret.
Besoni intuites tuaj. Mos e ngaterroni intuiten me deshiren. Nuk mund te deshtoj ky ‘eksperiment’ sepse edhe eshte i vertetuar shkencerisht dhe nese ndiqni keto hapa me rradhe, do te vini tek rezultati perfundimtar.