Kryepeshkopi Anastas Janullatos me rastin e festës së Pashkës u ka drejtuar një urim besimtarëve ortodoksë. Janullatos është shprehur se në kremtimin e Pashkës “Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës”. Kryepeshkopi ftoi besimtarët që të përpiqen të dalin nga mëkati dhe egocentrizmi.
“Pashka na fton gjithashtu të kalojmë nga egocentrizmi ynë në vëllazërim me të tjerët. Lodhja, mosbesimi, shija e hidhur e jetës sonë të përditshme na shtyjnë shpesh në egocentrizëm. Sillemi vërdallë rreth vetes, problemeve dhe interesave tona. Është detyrë urgjente dalja nga kulla e unit, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe respekt. Pashka, le të përqafojmë me gëzim njëri-tjetrin. T’u japim të tjerëve falje, dhembshuri dhe dashuri jo të shtirur. Le t’i falim të gjitha në dritën e Ngjalljes. Njëkohësisht, Pashka na fton të dalim nga zona e ankthit, shkurajimit, në atë të shpresës. Të dalim nga frika, që mbush shpirtin tonë me hidhërim të thellë”, u shpreh kryepeshkopi.
Besimtarët ortodoksë festojnë sot ringjalljen e Krishtit. Mesha e rastit fillon pak para mesnatës. Urim për festën ka dhënë edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi. /F.S/