Kryetari i Partisë Socialiste për degën e Tiranës Sajmir Tahiri ka çelur fushatën e anëtarësimeve të reja në kryeqytet. Tahiri u shpreh se përgjatë një muaji, zyrat e PS-së në çdo njësi do të jenë të hapura për cilindo të që dëshiron të bëhet anëtar i kësaj partie. Ai tha se do të synohet dyfishimi i anëtarësisë.
“Do të ngrihen 11 pika anëtarësimesh në 11 Njësitë e Tiranës si dhe 2 pika të lëvizshme po për këtë qëllim. Të gjithë ne, strukturat e PS të Tiranës në çdo njësi, janë përgatitur për të filluar menjëherë nga puna me një qëllim të përbashkët, dyfishimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste në Tiranë”, tha Tahiri.
Kreu i PS-së Tiranë ndër të tjera u shpreh se programi i socialistëve “Për një Rilindjen Shqiptare” është rruga që u jep zgjidhje problemeve kryesore të qytetarëve dhe jo premtime boshe, tha Tahiri duke sulmuar kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha të cilët kanë premtuar ulje të taksave por në fakt i kanë dyfishuar. /F.S/