Forca të policisë së drejtorisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Task-Forcën e Prokurorisë kanë arrestuar punonjësin e policisë rrugore Ahmet Daci, Kreshnik Gjokën si dhe një person të tretë, të shpallur në kërkim. Të tre këta persona akuzohen se kanë kryer falsifikim dokumentacioni me qëllim përftimit të siguracionit për automjetin.
Arrestimi tyre është bërë pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka vendosur masën e arrestit me burg. Policia ka konfirmuar se arrestimet janë bërë pas një hetimi disa mujor, që ka filluar që me datën 2 dhjetor të vitit të kaluar kur pretendohej për një karambol të ndodhur dhe që kërkohej për këtë 32 milion lekë të vjetra. Pretendimi për të cilët dhe ishin bërë proces verbalet, bënte fjalë për një karambol mes një Volsvagen Tuareg të Gjokës dhe një Mitsubishi me targa greke të personit të 3–të të shpallur në kërkim.
Policia pasi ka verifikuar hyrjet dhe daljet e mjeteve në pikat kufitare të vendit ka konstatuar se Mitsubishi kishte dalë nga vendi ynë në drejtim të Greqisë disa ditë para datës 2 dhjetor dhe nuk kishte hyrë më në territorin shqiptar. Pas kësaj janë marrë në konsideratë dokumentat e plotësuara për të përfituar shumën nga siguracionet dhe gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg. /M.Brunga/