Uji i pijshëm është një nga problemet më të mëdha të zonës së plazhit të Durrësit, por edhe vetë qytetit. Prej vitesh mungesat kanë qenë të theksuara.
Disa muaj para nisjes së sezonit veror dhe rifutjes disafish të kërkesës për ujë, disa projekte janë në zbatim për rritjen e kapacitetit të furnizimit.
Aktualisht po ndërtohet një rrjet i ri i ujësjellësit me vlerë 35 milionë lekë nga Përroi i Agait deri në Plepa, ndërkohë që është në fazën e tenderimit një tjetër investim në vlerën e 1,6 miliardë lekëve që do të mundësojë furnizimin me ujë të 15 mijë familjeve.
“Kemi arritur që në një mesatare prej dy orësh në ditë të furnizojmë me ujë në Durrës. Natyrisht kemi edhe disa zona, si ajo e Shkozetit, që ka nevojë për ndërhyrje. Besoj se në përfundim të vitit mund të rrisim sasinë e përdorimit të ujit tek institucionet”, deklaron Doklead Ademi, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës.
Zonat më problematike përsa i përket humbjeve në rrjet mbeten zona e plazhit dhe linja e Fushë-Krujës, ndërkohë që janë shmangur plotësisht humbjet në zonën e ish-kënetës.
Sezoni turistik i këtij viti duket më premtues përsa i përket furnizimit me ujë të zonës turistike, por edhe qytetit bregdetar që ndër vite ka vuajtur mungesën e ujit gjatë verës për shkak të rritjes së konsumit në plazh.