Forumi Kuq E Zi
Analistët: Berisha në dorë të Metës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Analistët: Berisha në dorë të Metës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Analistët: Berisha në dorë të Metës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Analistët: Berisha në dorë të Metës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor

Analistët Henri Çili dhe Mustafa Nano kanë të njëjtin qëndrim për seancën e votimit të nënkrytarit të KLD-së në Kuvend, kur thonë se tashmë janë ngritur një sërë pikëpyetjesh ndaj mazhorancës të cilat lidhen drejtëpërsërdrejti me ISI-në e Ilir Metës.

Çili: Pyetja që shtrohet, madje një pyetje cinike që e kisha trajtuar në editorialin e sotëm në gazetën “Mapo” është, a po shkon Meta drejt Edi Ramës? Jo? Por... Jo do të thotë që nuk po shkon, por ky votim tregon se kemi një çarje në koalicionin qeveritar në kuptimin klasik të fjalës, por tregon se kanë lindur disa pikëpyetje. Si do të sillet mazhoranca dhe kryeministri Berisha në raport me presidentin përtej shoqërisë shqiptare në raport me aleatin e

tij Ilir Meta? Nëqoftëse Meta do të votonte një kandidat apriori politik ose figurë partiake të Sali Berishës nuk do të kishte më kuptim roli i LSI-së si një forcë e diferencuar dhe plurale brenda koalicionit. Pikëpyetja e dytë që shtrohet me rastin e kësaj krize është se, cili është sensi i ofertës për 2013-ën i koalicionit për integrim në kushtet dhe rrethanat e reja. Dhe së fundmi, cili do të jetë kuptimi që Ilir Meta do t’i japë forcës së vetë politike në dekadën e re, ose në një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë.

Ndërsa Mustafa Nano shkon më tej në komentin e tij kur deklaron se tashmë mazhoranca ndodhet në fije të perit dhe ekzistenca e saj lidhet pa diskutim me hapat apo lëvizjet politike të Ilir Metës.

Nano: Po, është një pikëpyetje e madhe të cilës sot nuk mund t’i japim një përgjigje të sigurtë. Ka dy opinione, njëri që thotë që ka një ftohje gati të pakthyeshme mes Metës dhe Berishës. Por mua nuk më duket se është kështu, në këtë kuptim jam me opinionin tjetër që thotë se, riafrimi i tyre ose mund të thuhet që ata e rikuperojnë njëri-tjetrin në harkun e pak kohëve. Varet si do të lëvizë Meta. Ai dje i përcolli dy mesazhe kryeministrit Berisha, duke i dhënë një votë i tha që unë të nxorra nga gropa, sot unë të pata në dorë por të shpëtova, por duke mos i dhënë tre votat i tha që ki kujdes se unë të kam në dorë.

Por mosvotimi i tre deputetëve të LSI-së, a është tregues i rënies së mazhorancës?

Çili: Ka dy rënie të mazhorancës, nuk ra sigurisht sepse nuk ishte një votim tipik politik për qeverisjen, por ka një domethënie politike. Dhe unë do të thoja që nuk ka rëndësi që tre dëeputetë të Metës votojnë kështu apo ashtu. Ka rëndësi qëndrimi politik i LSI-së apo Ilir Metës si i vetëm në raport të mbështetjes së këtij koalicioni. Kjo është llogaria makro që duhet bërë me praninë e Metës në koalicion. Qeveria mund t’i sajojë 71 vota, por rëndësia politike e pranisë së LSI-së në koalicion është shumë e madhe në raport me numrat që ka në dispozicion.

Nano: Maxhoranca nuk është më ajo që ka qënë, as në terma numerikë as në terma të fuqisë. Kjo, përfundimisht është një mazhorancë që është në duart e Ilir Metës. Si maxhorancë qeverisëse është çdo ditë e rrezikuar që nga momenti i djeshëm. Është një mazhorancë që mbahet me 71 vota, që brënda ka edhe votën e Kastriot Islamit. Dje numrin 71 e bëri Ilir Meta nëpërmjet deputetit të vetë.

Henri Çili në analizën e tij vëren se PD-së me doemos do t’i duhet dakordësia në zgjedhjen e presidentit nga LSI. Po të njëjtin opinion ndan edhe Mustafa Nano, i cili votën e Kastriot Islamit e shikon si votë pro për cilindo kandidat të propozuar nga Berisha.

Çili: Ai mund ta zgjedhë edhe me disa vota të marra nga socialistët ose gjetkë. Nuk është ky problemi, por politikisht duhet ta zgjidhte së paku me dakordësinë e partnerëve të koalicionit. Mundësisht më gjerë se kaq, por ka shunë rëndësi edhe njëherë vota politike e LSI-së, sepse jemi përpara një gare elektorale që është në 2013-ën dhe raporti i forcave ose duhet mbajtur kështu, ose rikonceptuar apo përmbysur.

Nano: Mazhoranca presidenciale do të varet nga LSI-ja. Nëse më pyesni për Kastriot Islamin, unë jam shumë i sigurtë, nuk kam asnjë lloj dileme që vota e Kastriot Islamit do të jetë në favor të kandidatit presidencial të zgjedhur nga Berisha.
Zgjedhja e presidentit
Moisiu-Mejdani: President konsensual
Majko: Topin s'e shohin si President
Meta: Presidenti, mbi partitë
tch

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons