Zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Sigurinë Globale “Globsec 2012” në Bratislavë, u prit në një takim të veçantë, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i porsaemëruar i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Shqipëri me theks të veçantë procesi i integrimit në BE, zhvillimet rajonale, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh.
Ministri Haxhinasto theksoi progresin e bërë në Shqipëri në drejtim të reformave, si dhe të situatës politike, duke nënvizuar se këto zhvillime pozitive duhet të kenë vlerësimin e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së, për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Lajcak u shpreh se vërtet në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime pozitive, për të çuar në një lajm pozitiv drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, por çdo gjë varet nga Shqipëria.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe Kosovë. Lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës, në takim u nënvizua se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një gjuhë dhe të japë mesazhe të përbashkëta dhe të qarta.
tch