Shumica e votave për zgjedhjet presidenciale shkuan për Boris Tadiç, që kishte si slogan “Për një jetë më të mirë”. Ndërsa partia e kandidatit që doli i dyti në këtë garë, Timoslav Nikoliç, që kishte si slogan “Le të lëvizë Serbia”, mori më shumë vota sa i takon zgjedhjeve parlamentare.
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, ku qytetarët do të zgjedhin mes Tadiçit dhe Nikoliçit.
Partia e Nikoliçit edhe pse mori shumicën në zgjedhje ajo nuk do mund të jetë në gjendje të formojë qeverinë.
Kjo për shkak se partia e tretë në parlament do të jetë ajo e Sllododan Millosheviçit, e cila tani drejtohet nga ish-zëdhënësi i tij, Ivica Daçiç. Në një vend normal atij do t’i ishte ndaluar çdo funksion politik për shkak të të shkuarës së tij. Por tani Daçiç ka fatin e Serbisë në dorë dhe kjo falë Tadiçit dhe partisë së tij.
Tadiç është akuzuar vazhdimisht për lidhje me krimin e organizuar, që e cila i ka mundësuar një qëndrim të gjatë në pushtet, për 12 vite. Por pavarësisht kësaj, ai ka shumë shanse që të jetë përsëri presidenti i Serbisë dhe partia e tij të formojnë qeverinë me Daçiçin kryeministër. /IFIMES/