Kur pritej rikthimi i tij në fushë Giuseppe Rossi dëmton sërish ligamentet e gjurit. Sulmuesi italian i Villarreal ka pësuar një dëmtim identik nga i cili po rekuperohej që nga 26 tetori i vitit të kaluar.
25-vjeçari ka këputur sërish ligamentet e kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë 10 ditë nga data e caktuar për rikthimin e shumëpritur për ekipin spanjoll dhe për kombëtaren italiane.
Tashmë, Cesare Prandelli do të duhet të bëjë llogaritë pa lojtarin shtatshkurtër në një moment kur Italia vuan për alternativa në repartin e avancuar.
Mjeku i përfaqësueses italiane të futbollit, Enrico Castelacci, ka komentuar për ‘Radio Sportiva’: “Kam folur me të dhe ishte shumë i hidhëruar sepse priste që të kthehej dhe të merrte pjesë në “EURO 2012”. Tashmë i duhet të presë edhe 6 muaj të tjerë që të rekuperohet.”
tch