Rikthehen momentet dramatike në fushat e gjelbërta. Futbollisti i Livornos, Piermario Morosini ka humbur ndjenjat gjatë lojës.
Pamjet tragjike mbërrijnë nga stadiumi “Adriatico” i Peskarës ku vendasit luanin përballë miqëve të Livornos, ndeshje e vlefshme për javën e 35 të Serisë B. Gjithcka ka ndodhur në minutën e 31 të takimit kur Livorno udhëhiqte me rezultatin 0-2. Në këtë minutë, Morosini është shembur në fushë pa ndjenja. Stafi mjekësor i Livornos ka ndërhyrë menjëherë dhe kur ka parë gjendjen e tij, ka kërkuar transportimin e tij për në spital.
Futbollisti 25-vjeçar, kartonin e të cilit e zotëron Udineze, por që e ka dhënë në formë huazimi tek Livorno, është transportuar në spitalin më të afërt, ku ndodhet në gjendje të rëndë e mbahet në reanimacion.
Menjëherë pas këtij incidenti, të dyja skuadrat vendosën të ndërpresin zhvillimin e takimit, për ta luajtur atë në një datë që mbetet ende për t’u përcaktuar. Ndërkohë, i gjithë publiku italian mban frymën dhe lutet për shpëtimin e Morosinit.
tch