Një tërmet me magnitudë 8.9 ballë i shkallës Rihter ka shkundur sot Indonezinë dhe Indinë, ndërkohë që autoritetet kanë përhapur alarmin për tsunami në Oqeanin Indian. Alarmi ka përfshirë plot 28 shtete të zonës, ndër të cilat Sri Lanka e Tailandë. Vetëm dy orë më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje prej 8.2 ballësh më në veri e gjithashtu edhe një tjetër më i vogël pas disa minutave. Dallgë të mëdha janë regjistruar në brigjet indoneziane, kurse në ishujt Simeulue, deti u tërhoq rreth 10 metra, siç kanë rrëfyer dëshmitarët. Kjo tërheqje konsiderohet nga specialistët si sinjal, që i paraprin tsunamit.
Epiqendra e tërmetit të parë u lokalizua 500 km në jug-perëndim të Banda Aceh, në ishullin e Sumatara, në një thellësi prej 33 kilometrash, sipas asaj që është regjistruar nga Instituti gjeologjik amerikan. Në Indi, qendra sizmike ka deklaruar se pret dallgë deri në 6 metra përgjatë bregut lindor dhe dallgë më të vogla në ishujt Adamane e Nicobare. Një tërmet i ngjashëm ishte regjistruar në të njëjtën zonë me magnitudë 9.1 edhe në 26 dhjetor 2004, kur u shkaktuan 170 mijë të vdekur