Rekord i rrallë: Qëndron i varur prej flokësh për 23 minuta..
Suthakaran Sivagnanathurai është personi i cili ka arritur të fitojë një rekord tepër të rrallë: Ai ka kaluar një kohë rekord duke qëndruar i varur nga flokët.
Sivagnanathurai, që jeton në Australi, por ka lindur në Sri Lanka, ka qëndruar i varur nga flokët e tij për plot 23 minuta pa ndërprerje.
Sivagnanathurai ka rrëfyer se flokët e tij janë shumë të fortë dhe kjo në sajë të gjenetikës dhe vajrave natyralë që ai i përdor gjithmonë për t'i larë, duke evituar shampo dhe solucione të tjera me lëndë kimike.
Sivagnanathurai ka pranuar gjithashtu se prova ishte shumë e dhimbshme, por shtoi gjithashtu se dhimbjen e ka kaluar në sajë të meditimeve.