Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse. Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.
Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020. Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.