Forumi Kuq E Zi
Shenjat e tumoreve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shenjat e tumoreve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shenjat e tumoreve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shenjat e tumoreve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shenjat e tumoreve Empty Shenjat e tumoreve 13/4/2012, 00:42

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shenjat e tumoreve 530276_414273268584100_141388129205950_1737131_916564680_n
Anemi, gjak në jashtëqitje, kollë me gjak, gjëndër ose kokërr në gjoks, përtypje me vështirësi, gjakderdhje kur je në menopauzë, rezultati jo normal i një analize prostate.

Sigurisht që janë dukuri të rralla dhe jo domosdoshmërish diktojnë probleme onkologjike, megjithatë, sipas asaj që thonë autorët, një në njëzet raste tregon se janë simptoma të një sëmundjeje të keqe tumorale dhe një arsye shumë e fuqishme për t’iu drejtuar menjëherë mjekut dhe për të bërë analizat e nevojshme.

Studimi

Autorët e këtyre analizave të hollësishme janë kërkuesit e “Keele University” dhe rezultatet e përfundimeve të tyre u shfaqën në revistën e mjekësisë së përgjithshme britanike “British Journal of General Practice”. Për të identifikuar tetë simptomat e cilësuara si të rrezikshme, ata kanë analizuar me kujdes 25 studime ndërkombëtare, duke vëzhguar mes shumë simptomave onkologjike ato që më shpesh ishin tregues të pranisë së një kanceri në organizëm. Mes të gjithave, izoluan ato që lidheshin me mundësinë që në 20 raste tregonin për një tumor, duke specifikuar edhe se për çfarë tipologjie pacientësh dhe për çfarë moshe rreziku është pak a shumë i ngjashëm.

Mosha të ndryshme, profile të ndryshme

Për më të rinjtë, nën 55 vjeç, dy janë anomalitë që hyjnë në kategorinë e “alarmit të kuq”: një gjëndër apo një masë në gji dhe kërkesa për një analizë prostate. Për meshkujt më shumë se 55 vjeç, vëmendje e madhe u kushtohet problemeve që lidhen me përtypjen, që mund të tregojnë një tumor në ezofag, ndërsa për gratë mbi 60, gjaku në urinë kërkon bërjen e analizave urgjente për të parë problemet me veshkat. Në të njëjtën mënyrë, shpjegojnë në një editorial në revistë, gjendja e një anemie të theksuar mund të jetë shenja e parë e një tumori në zorrë për të moshuarit, por që ka më pak mundësi të ndodhë me një 20-vjeçare.

Simptomat? Janë shumë…

“Royal College of General Practitioners” ka komentuar pozitivisht punën “që forcon nevojën për të inkurajuar pacientët për t’ju drejtuar menjëherë mjekut të familjes”. Por në të njëjtën kohë. “Cancer Research UK”, një nga organizatat më të njohura dhe më aktive kundër kancerit në Britani thotë se: “Ato që evidentohen nga studimi njihen tashmë si shenja të rëndësishme që tregojmë për kancerin, por janë rreth 200 forma tumorale që shkaktojnë simptoma të ndryshme. Kështu që çdo ndryshim i pazakontë apo i vazhdueshëm në trupin tuaj meriton të kontrollohet me kujdes”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Shenjat e tumoreve Empty Re: Shenjat e tumoreve 27/1/2013, 15:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor
të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e
trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim
të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin.
Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza.
Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe
astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga
tumore të tjera të trupit.
Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit


Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin
përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë
metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e
penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe
dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë
dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve.
Shembull për tumor beninj është meningeomi.

Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre,
kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë
ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin
përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish
tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi.

Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.
Simptomat


Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë
të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar
në tre grupe:


  • shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),
  • epilepsi të ndryshme dhe
  • pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.

Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.

Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e
ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon
varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe
tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e
njeriut.
Ndarja sipas indit fillestar


Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma
e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga
organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi
Diagnoza


Tumoret e trurit diagnostikohen më së miri me MRT. Mundësi të tjera për diagnozë janë PET, CT dhe EEG.

Terapia


Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej
prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në
vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe
hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.

Prognoza


Varësisht nga malinjiteti ndryshon edhe prognoza e pacientëve. Tumoret me Shkallën I sipas WHO-së
janë në princip të shërueshëm. Tumoret e Shkallës II e kanë prognozën e
mirë. Tumoret e Shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë
kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. Por si çdo prognozë
edhe këto prognoza duhet sadopak të merren vetëm si orientim e jo si
vendimtare.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons