Forumi Kuq E Zi
Tetë vende të parehatshme, por ideale për të bërë seks! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tetë vende të parehatshme, por ideale për të bërë seks! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tetë vende të parehatshme, por ideale për të bërë seks! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tetë vende të parehatshme, por ideale për të bërë seks! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tetë vende të parehatshme, por ideale për të bërë seks! 545134_415469581797802_141388129205950_1743198_30518578_n
Gjendesh në ballkon dhe je duke tymosur një cigare. Je duke menduar se dhe seksi, është bërë rutinë. E bëni në krevat, në divan, herë herë dhe në makinë, paçka se të nesërmen trupi ju dhemb ngado. E megjithatë, seksi është kthyer në rutinë.

Pranvera ama ka ardhur dhe epshi fillon e rritet. Si t’ia bëjmë që seksin ta largojmë nga rutina?

Çfarë duhet të bëni? Merrni disa ide nga 8 vende jo aq të zakonshme ku mund të bëni seks dhe ku ndoshta mund të merrni një frymëzim të mirë.

Plazh

Det, qetësi dhe një aromë e mirë jodi dhe kripe. Flakini tutje këto mendime, mjaft më romantizëm. Por kujdes, sytë katër që mos ju shohin.

Shkalla e vështirësisë, 7/10 (sepse rëra është plot me mikrobe)

Varkë

Nuk largohemi nga ujërat. Një tjetër vend jo dhe aq i zakonshëm që disa njerëz e kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale, është ajo e të bërit në një varkë apo anije. Ndoshta kjo ide nuk gjen shumë përhapje për shkak të kostos, por është një përvojë e veçantë. Kini kujdes, nëse e provoni, ruhuni nga dallgët.

Vështirësia: 6/10 (se mos ju prishet mendja)

Kinema
Këtu sinqerisht pyesim veten se si është e mundur të bësh seks mu në sallën e kinemasë. E megjithatë ka pasur çifte që kanë provuar atë. Nëse të eksiton ideja bli bileta në një orar që tek tuk mbushet salla dhe o burra!.Ndodh, ju mund të jeni vetëm në sallë. Ndaj ec para...

Vështirësia 9/10 (për të gjetur hapësirë bosh)

Në vendin e punës
Hmm. Po, kjo ndodh. Por është e rrezikshme. Dhe në qoftë se ju kapin ju degjenerojnë. A nuk shkon më mirë diku tjetër që mos të shohin ata që punon. Mes nesh tani, e dijmë se ka ndodhur, por më mirë mos të përsëritet.

Vështirësia 10/10 (kemi dhe namuz e respekt për shoqërinë)

Bibliotekë

Aty ku tjetri pas një rafti a tavoline është duke thartuar trutë së lexuari a studiuari, ti veç një gjë ke në mendje, si ta bësh këtu në këtë qetësi “varri”. I shkel syrin dhe turreni pas një rafti librash që rrallëkush i shkon mendja të kërkojë dhe ku veç ndonjë merimangë mund t’ju vizitojë. Vetëm kujdes mos ju dalë zë se atëherë dolët zbuluar e ju rroftë mundimi deri te ...merimangat. Përndryshe do të bëhet një show (vetëm nëse nuk e keni fare problem).
Vështirësia: 8/10 (për merimangat dhe pamundësinë për të rënkuar nga qejfi)

Pishinë

Zgjedhje shumë e mirë nëse jeni vetëm ju. Mes nesh, ka ndodhur edhe kur ka pasur të tjerë, të paktën ca lojëra seksi nën ujë, dikush nga ne s’ka lënë pa bërë! Nejse, bëni pak kujdes nga zhytësit dhe kini për ta parë që do të dilni mirë!

Vështirësia 7/10 (prezervativi zor se rri në vendin e vet)

Në limuzinë

Kanë ardhur kohë të vështira dhe zor se mund të harxhoni ca parë për një limuzinë me qera. Por ia vlen ta provoni. Sidomos ju që s’keni lënë cep të sediljeve të makinës pa e bërë. Do ta kuptoni se kot jeni shtrydhur në ato vende që s’ke nga lëviz. Ndaj merreni mundimin të shkundni pak xhepat e meqë e vendosët, blini dhe një shampanjë të mirë, sigurisht me një tufë luleshtrydhesh. Eh ndoshta qejfi ha kumbulla të tharta se si të dilni nga limuzina do të ngelni pa bukë në shtëpi, por kush e çan kokën: :Kam bërë një seks të paparë”!

Vështirësia: 6/10 (vështirësia e vetme është që të gjeni limuzinën)

Në shtëpi

Ajo do të luajë me ty. Pasi keni shkuar për një gotë dhe po e përcjell në shtëpi, të thotë: “Natën e mirë”.

Ty të ikën mendja se pret diçka më shumë. Dhe në atë çast harron se ka fqinjë, harron se nesër në mëngjes duhet me u çu herët, harron dhe se ke për të sajuar se çdo veshësh nesër. Del nga makina dhe e mbështet pas murit.

Vështirësia 0/10 (e çfarë vështirësie ka këtu ) /noa/

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons