Kush mund ta thotë se cila është mosha e duhur për t’u bërë një nënë? Fiziologjikisht, mosha e re e promovon procesin e shtatzënisë, duke siguruar të gjithë energjinë e nevojshme, por nga një këndvështrim psikologjik, nuk ka moshë ideale për një akt të tillë. Çdo grua e ka moshën e duhur për t’u bërë nënë, kur ajo ndjen brenda vetes dëshirën dhe forcën për t’u marrë me një përvojë që është shumë e rëndësishme në jetë: Rritja e një fëmije!
20 vjeç
- Ballafaqimi me një shtatzëni në moshën 20 vjeçare ka disa gjëra pozitive. Kjo pasi femrat e kësaj moshe, kanë më pak frikë nga jeta dhe projektojnë më shumë për të ardhmen. Probabiliteti i të paturit fëmijë në këtë moshë, është 90%, ndërsa rreziku i abortit vetëm 10%. Indet e trupit janë shumë elastike dhe në gjendje të reagojnë mirë ndaj stresit dhe shtatzënia zhvillohet pa komplikime në shumicën dërrmuese të rasteve.
30 vjeç
- Në moshën 30 vjeçare, një grua ka bërë dhe e di atë që dëshiron. Nga pikëpamja fizike, situata mbi shtatzaninë e saj, është më pak e favorshme në fakt sesa kur është 20 vjeç. Kjo ul mundësinë për të mbetur shtatzënë dhe rrit rrezikun për abort.
40 vjeç
- Gruaja që merr vendimin për t’u bërë një nënë në 40 moshën 40 vjeçare, është në fakt një grua që dëshiron të kthehet në lojë. Probabiliteti i të mbeturit shtatzanë në këtë rast është ulur në 65 për qind, ndërsa rreziku i abortit arrin deri në 35%.