Me shumë fat ka qenë një iriq që po kalonte rrugën brenda një pylli në Gjermani. Ky iriq i doli përpara një biznesmeni që po ngiste një makinë superluksoze, Ferrari Testarossa.
Drejtuesi i Ferrarit e pa iriqin dhe, për të mos e vrarë, ndryshoi drejtim e timonit. Si rezultat, makina rrëshqiti mbi gjethet e lagura dhe u përplas me hekurat mbrojtëse të rrugës. Dëmi që pësoi Ferrari Testarossa është mbi 36.000 euro.
Biznesmeni 53-vjeçar Joerg Daecher u kthye në shtëpi pas “takimit” me iriqin, shëndosh e mirë. Përkundrazi makina e tij (vlera e të cilës shkon mbi 100.000 euro), pësoi dëm shumë serioz.