Forumi Kuq E Zi
 Jeta, një mister...  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Jeta, një mister...  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Jeta, një mister...  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Jeta, një mister...  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Jeta, një mister...  Empty Jeta, një mister... 29/5/2013, 15:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Cdo veprim i jetes sone ka qene dhe do jete pafundesisht.

Kjo
eshte nje teori shume e perhapur qe vjen qe prej antikitetit grek deri
ne kohet tona, psh. NIce fliste per Rikthimin e perjetshem, po ashtu dhe
Luis Borges per kohen ciklike.

Greket e vjeter flisnin per nje
perseritje ne forme ciklesh ku gjithcka ndodhte nga e para ekzastesisht
njelloj cdo here. Sa e rende duket per ne kjo pafundesi, duket sikur i
humbet qellimi, kuptimi gjithckaje.
Edhe tek hindute kemi dicka te
ngjashme, Reinkarnacioni qe eshte rikthimi i shpirtrave ne toke ne
menyre te perseritur duke mbartur "karmen" virtytet dhe veset e jeteve
te meparshme, derisa te arrihet persosja e shpirtit. Ketu duket me lehte
edhe e kuptimshme.
Po ashtu edhe tek "leximet" e nje sheruesi
profetik, amerikanit Edgar Cayce kemi nje deshmi te tille,
reinkarnacioni vazhdhon derisa arrihet persosja e Shpirtit.

Ne thelb pra qendron perseritja.
A eshte "e rende' per ne nje gje e tille apo eshte nje drite shprese, nje mundesi me teper, nje shteg drejt perjetesise?

2 Jeta, një mister...  Empty Re: Jeta, një mister... 29/5/2013, 15:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kemi ardhur në këtë jetë, as vet nuk e dimë prej nga...kemi ardhur në këtë jetë e as vet nuk dimë ku po shkojmë...

Cili është qëllimi që kemi ardhur në këtë jetë?

Cili është misioni që duhet të përmbushim?

Këtyre pyetjeve nuk u ka kthyer askush përgjigje, dhe askush nuk është i zoti të gjejë një përgjigje!

Jeta
në të cilën kemi ardhur, është e përbërë nga vuajte, rruga e gjatë e
jetës është e përbërë nga pengesa të cilat duhet ti kalojmë. Ndonjëherë
na nevojitet ndihmë.

Na nevojitet dikush që të na japë një
dorë...sepse vetëm nuk mund të përballojme gjithçka. Askush në këtë botë
nuk është aq i zoti sa të bëjë gjithçka vetëm.
"Bashkimi bën fuqinë" thotë një fjalë e urtë popullore.

Shpesh herë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe nuk k
anë ku të mbeshteten, janë ata që vuajnë më shumë.
Nëse ke mundësi që të ndihmosh dike, mos hezito ta bësh. Sepse asnjë
njeri nuk ka humbur gjë duke dhënë. Përkundrazi ai ka fituar respekt e
nderime të tjera...

Nëse është dikush në këtë botë që përpiqet
t’ju ndihmojë, pranojeni atë. Ndoshta nesër mund të ketë edhe ai nevojë
për ty. Fali atij besimin dhe gjithë respektin tënd. Nëse është dikush
që të thotë që të do, jepi atij mundësinë që ta tregojë këtë gjë. Nëse
dikush thotë që i vjen keq për vuajtjet e tua dhe do të të bëjë të
lumtur, jepi një mundësi që ta bëjë...nëse vërtetë e ndjen këtë gjë mund
ta bëjë...
Ndjenjat janë pjesë e pandashme e çdo njeriu. Dikush është më i ndjeshëm, dikush preket lehtë, dikush ska ndërgjegje fare etj...

Në trupin tonë shpesh herë mbizotëron një ndjenjë e vetme.

Ajo
mund të jetë lumturia, mund të jetë edhe trishtimi...mund të jetë
gëzimi por mund të jetë edhe hidhërimi. Ndonjëherë jemi aq të lënduar
dhe konfuzë, sa mbi trupin tonë ka një luftë ndjenjash...e nuk dimë
ç’ndjenjë mbizotëron...lodhja, trishtimi, dashuria, mosbesimi,
lëndimi...por është ajo që nuk na ndahet shpesh herë, për të mos thënë
asnjëherë...
Vetmia!

Dhe janë disa persona që e largojnë atë. Por ne duhet të përpiqemi që mos të largohen këta persona.
Duhet të përpiqemi t’i mbajmë afër, duke u qëndruar atyre afër.
Duhet të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur, që të na bëjnë edhe ne të lumtur.
Duhet të përpiqemi t’u tregojmë që kemi nevojë për ta...

Këta persona janë të rrallë.

Kështu që nëse një ditë gjeni dike të tillë, mos e lini të largohet...

paktën jo pa e bërë të kuptojë që për ju do të thotë shumë, që për ju
është i vetmi që ju bën të lumtur. Dhe që të jetë pranë jush, duhet që
edhe ne ta bëjmë të lumtur këtë person.

T’i tregojmë që vlen shumë për ne, edhe nëse ai mendon që nuk vlen
aspak.

T’i tregojmë që për ne është e gjithë bota, edhe pse mendon që nuk është askush në këtë botë.

T’i tregojmë që e duam pranë nesh, t’i tregojmë që e duam...

Jeta është shpesh herë indiferente, por janë personat që hyjnë në jetën tonë ata që bëjnë ndryshim.

Nëse nuk duam ndryshim, nëse nuk duam të jemi të lumtur, atëherë për çfarë jetojmë?

Nëse nuk i pranojmë personat që duan të na bëjnë të lumtur, atëherë si do ta jetojmë këtë jetë?

Ehhhh...jeta ndonjëherë bëhet shumë e pakuptimtë.


Ndihemi
të lodhur nga komplikimet e saj, ndihemi të lodhur nga përpjekjet për
të kuptuar gjithçka...dhe kur nuk e kuptojmë, jeta duket e pavlerë. Dhe
rruga e saj e gjatë bëhe
e lodhshme, e mundimshme.

Jeta, kjo fjalë kaq e vogël, por që përmban mistere pafund!

Jeta është dhuratë e çmueshme dhe apostafat për njeriun nga Krijuesi, prandaj vlersoje ashtu siç edhe e ka vlerën e saj.

Ec, vrapo se jeta është një shëtitje e gjatë dhe e paharrueshme.

Vështro rreth teje, shiko se jeta është një ylber shumëngjyrësh dhe plot me emocione.

Shprehu, fol qartë që të të kuptojnë se jeta është një temë me fjalë pambarim dhe përshtypje të pakuptueshme.

Dëgjo, ndjej sepse jeta është një këngë me shumë nota muzikore, që të fal ndjesi të pashpjegueshme.

Dhe nëse ke zemër,duaj...sepse jeta me dashuri është gjëja me e bukur..
ëmbëlsi, përkushtim, dedikim....

Respekto të të respektojnë!

Fal që të të falin!

Lutu që të jipet!

Buzëqesh që të buzëqeshin!

Shijoje që të ja dish ëmbëlsinë!

Injoroji idhëtitë e saj duke marrë mësim dhe përvojë!

Tolero të të tolerojnë!
Por mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishmja...

Duaj të të duan...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons