Leonardo da Vinci dhe 17 shpikjet e tij!
Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtër i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatë pak e patën menduar atë si shpikës i gjërave më të dobishme që tashmë njerëzimi i ka në përdorim. Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Leonardo lindi në vitin 1452 në Vinçi dhe vdiq në Francë në vitin 1519. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të Rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da Vinçit, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "mënyrë shkencore", për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor.
Fluturimi
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan, por që ky nuk do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Piktura
Piktura dhe vepra e tij më e njohur është "Mona Liza", që ruhet në Muzeun e Luvrit në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të muzeut të qytetin e Shen Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasemin"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forl?-t e Imola-s. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë. Ai filloi të mendonte dhe të ishte i dobishëm për të gjitha problemet që kishte njerëzimi në atë kohë dhe mundohej t'i bënte gjerat më të lehta me inteligjencën e tij të rrallë. Filloi me një planimetri të qytetit të Milanos në Itali, duke projektuar në hapësirat e qytetit shtëpi të bukura, shërbime publike, etj. Da Vinçi mendoi jo vetëm për ecjen në tokë me anë të makinës, por dhe në ujë, dhe për këtë ai shpiku anijen më avull, e cila ishte një bark me elika.
1. URBANIZËM
Leonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjera, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.
2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.
3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.
4.ÇAKMAKU
Ja një çakmak me gur zjarri për të ndezur automatikisht fitilin. Bie në sy midis pjesëve të tij të ndryshme, ai tip zinxhiri që më vonë do të përdoret për biçikletat dhe motoçikletat.
5. VINÇI RROTULLUES
Vinçi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinçi është vendosur në një platformë rrotulluese, ai është i pajisur më kundërpeshë dhe me një dispozitiv ndaljeje. Vinçat modern nuk ndryshojnë shumë nga ky.
6. FORTESAT
Leonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.
7. KANALE
Në Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.
8. THARJA E KËNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes së qytetit Firence me detin e Tirenit me anën e një kanali të lundrueshëm, që do të kalonte nëpër Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuçekio. Gjatë tre vjetëve që ai kaloi në Romë, punoi planin e tharjes së kënetave Pontine.
9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinçi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” që domethënien “diell”) sipas të cilit Toka bënë pjesë në një sistem astronomik, që ka si qendër Diellin. Në atë kohë besohej se Toka ishte e palëvizshme dhe përbënte qendrën e gjithësisë (gjeocentrizëm).
10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, që shihni këtu, është projektuar nga Leonardoja, është një armë zjarri me shumë gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftë për të bërë 3 breshëri me nga 11 goditje në të njëjtën kohë. Kjo do të jepte idenë e mitralozit modern.
11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi kufomat, për të njohur më mirë trupin e njeriut. Ai nuk ka lënë përshkrime të hollësishme mbi funksionimin e zemrës, mbi ndërtimin e kolonës kurrizore dhe mbi lëvizjen e muskujve.
12. AEROPLANI
Da Vinçi në një farë mase ishte dhe paralajmëtar i aviacionit. Ai ishte i pari që dha idenë e ndërtimit të një aparati për të fluturuar. Ai shpiku planerin, një lloj aeroplani pa motor, që fluturonte i mbajtur vetëm nga shtytja e ajrit, mbi të cilin mbështeteshin krahët e tij.
13. PARASHUTA
Leonardo da Vinçi zbuloi parimin e parashutës dhe dha masat e saj. Skicimi i saj është bërë në vitin 1485 dhe mendohet të jetë e para në botë. Ai shkroi që me anë të kësaj parashute mund të hidhej ndaj çdo lartësie pa u dëmtuar.
14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stërgjysh i helikopterit të sotëm. Ai do të vihej në funksionim nga 4 njerëz, të cilët duke u mbështetur mbi shufrat, do të lëviznin shtyllën e lidhur me një elikë. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bërë “kopje” , do të mund të ngrihej lart.
15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me të cilat njerëzit zhyten në thellësi të vogla janë pothuaj të njëllojtë me ata që projektoi Leonardoja.
16. MAKINA ME AVULL
Me këtë aparat, të quajtur “arkitronitë”. Leonardoja, shumë më parë se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshëm, eksperimentoi fuqinë e madhe të avullit të ujit. Makina e parë me avull u ndërtua më vonë, në bazë të skicave të tij.
17. OPTIKË
Da Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.