Bunkieri në Norvegji, banka gjenetike e Apokalipsit dhe letra e politikanit norvegjez mbi 2012
Norvegjia ka filluar furnizimin me ushqime dhe fara në Svalbard. Zona e Svalbard është e njëjta ku familja Rockefeller ka përfunduar ndërtimin e një baze nëntokësore (private). Në ishullin e Spitsbergen, arkipelagu i izoluar i Svalbard, është pranë përfundimit.
Aty mund të mbahen farërat e tre milionë varieteteve të ndryshme të bimëve nga e gjithë bota. Një "bankë" e gdhendur në granit, mbyllur nga dy dyer me sensorë lëvizës, detektorë me mure betoni të përforcuar një metër të trasha. Të gjithë sektorët janë të lidhura nëpërmjet tuneleve me një komunikim binar për makina që mund të kalojnë nga një vend në tjetrin. Dyer të mëdha ndajnë sektorët.
Le të shohim se çfarë shkruan një politikan norvegjez që preferon të mbetet anonim, letra e të cilit qarkullon në internet: "Do të shpëtojë vetëm një pjesë e elitës së pushtetit dhe ata që ende mund të krijojnë ose të ndërtojnë: mjekë, shkencëtarë dhe kështu me radhë. Sa për mua, e di që do largohem para 2012 për në Mosjoen, ku gjendet një bazë ushtarake ndarë në sektorë, të kuq, blu dhe jeshil. Strehimi është ndërtuar kohë më parë.
Njerëzit të cilët do të mbeten në sipërfaqe do të vdesin së bashku me gjithë të tjerët, dhe nuk do të marrin ndonjë ndihmë. Plani është që 2 milionë norvegjezë të shpëtojnë, kjo do të thotë se 2.600.000 do të zhduken në natë mos ditur se çfarë të bëjnë”. (Letrën e zgjeruar e lexoni më poshtë )
Bill Gates, Rockefeller dhe gjigantët e OMGJ dinë diçka që ne nuk e dimë?
Bill Gates, themeluesi i Microsoft, në moshën 20 vjeçare, ndërkohë që ishte ende student themeloi Microsoft. Në vitin 1995 Forbes e shpalli njeriu më i pasur në botë, si aksioneri më i madh i Microsoft, një kompani e cila është bërë një monopol de facto në sistemet e software për PC.
Në këtë ishull Bill Gates është duke investuar dhjetëra miliona të tij së bashku me të tjerë: Fondacionin Rockefeller, Monsanto, fondacionin Syngenta Corporation dhe qeverinë norvegjeze, në atë që quhet "banka gjenetike e Apokalipsit". Emri zyrtar i projektit është Svalbard Global Seed Vault në ishullin e Spitsbergen.
Letra e politikanit norvegjez:
"Unë jam një politikan norvegjez. Dua të flas për gjëra të vështira që po ndodhin nga viti 2008 në vitin 2012. Qeveria norvegjeze po ndërton bazat të nëndheshme dhe bunkerë në numër gjithnjë e në rritje. Izraeli dhe shumë vende të tjera janë duke bërë të njëjtën gjë. Kur pyeta për shpjegime, ata thjesht u përgjigjën: "për të mbrojtur popullin norvegjez”. Unë gjithashtu pyeta kur ata mendonin se do të përfundojë puna dhe përgjigja ishte “para 2011”. Dëshmi e asaj që unë jam duke thënë është në fotot që më kanë dërguar mua vetë dhe të gjithë kryeministrave që unë kam takuar. Ata dinë çdo gjë që do të ndodhë, por absolutisht nuk duan të japin alarmin ose të krijojnë panik në masë. Planeti X po vjen, dhe Norvegjia ka filluar me sigurimin e ushqimit dhe fara në Svalbard dhe në Artikun e Veriut me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Do të shpëtojë vetëm një pjesë e elitës së pushtetit dhe ata që ende mund të krijojnë ose të ndërtojnë, si: mjekë, shkencëtarë dhe kështu me radhë. Sa për mua, e di që do largohem para 2012 për në Mosjoen, ku gjendet një bazë ushtarake ndarë në sektorë, të kuq, blu dhe jeshil. Strehimi është ndërtuar kohë më parë.
Njerëzit të cilët do të mbeten në sipërfaqe do të vdesin së bashku me gjithë të tjerët, dhe nuk do të marrin ndonjë ndihmë. Plani është që 2 milionë norvegjezë të shpëtojnë, kjo do të thotë se 2.600.000 do të zhduken në natë mos ditur se çfarë të bëjnë.
Unë jam shumë i trishtuar, unë shpesh e gjej veten duke qarë së bashku me të tjerë që e dinë, shumë njerëz do të dëgjojnë të vërtetën shumë vonë dhe se gjithçka do të përfundojë për ta. Është që nga viti 1983 që liderët thonë vetëm gënjeshtra, të gjithë ata janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh në Norvegji, por pak janë që flasin hapur, ata janë shumë të frikësuar për humbjen e NOAH 12 railcar që që do ti çojë ato në arka (strehime), duke i mundësuar atyre sigurinë. Nëse dikush do të flasë, do të vdesë. Unë nuk jam i shqetësuar për veten, raca njerëzore duhet të mbijetojë, speciet duhet të mbijetojnë. Njerëzit duhet të dinë. Të gjitha qeveritë janë të vetëdijshme për situatën dhe çfarë do të ndodhë. Për njerëzit që duan të përpiqen për të shpëtuar, unë sugjeroj që të lëvizin në vende të larta, për të gjetur guva apo shpella ku ju mund të vendosni rezerva ushqimore për të paktën pesë vjet, ushqim të konservuar dhe ujë që zgjat për një kohë.
Për ata që mund ta përballojnë ju sugjeroj gjithashtu pilula kundër rrezatimit dhe kostume hapësire. Mund që Zoti të na ndihmojë të gjithëve ... por unë e di, që Perëndia nuk do të na ndihmojë... Krijoni grupe për të mbijetuar dhe për të gjetur një vend që të jetë në gjendje për t’ju shpëtuar. Po shikoj: ata po ndërtojnë baza te nëndheshme dhe bunkerëve kudo. Hapni sytë njerëz! Pyetni qeveritë se çfarë po ndërtojmë, ata do të thonë se ato janë vetëm për ruajtjen e ushqimit; ju bëjnë të verbër me të gjitha gënjeshtrat e tyre. Shenjat e pranisë së alienëve janë gjithashtu këtu dhe unë shpesh shoh se politikanët norvegjezë nuk janë ato që thonë se janë. Është si të ishin të kontrolluar në çdo mendim ... Mos harroni se kush do të jetë në zonat e qytetit në vitin 2012 do të jetë jetë i parë që do të vdesë. Më vonë, ushtria do të shpëtojë të mbijetuarit, armët do të rivendosin rendin në rast se do të kishte rezistencën më të vogël. Njerëzit e zakonshëm nuk do dinë asgjë deri në fund, pasi qeveria nuk dëshiron të krijojë panik masiv. Çdo gjë do të ndodhë në heshtje dhe qeveritarët thjesht do të zhduken. Unë po ju them këtë: mos lëvizni të qetë gjatë natës, merrni masa për të shpëtuar veten dhe familjen tuaj. Anëtarësoni të tjerë, punoni së bashku për të gjetur zgjidhje për çdo problem që duhet të përballeni".