Forumi Kuq E Zi
Cfarë duan meshkujt në një lidhje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cfarë duan meshkujt në një lidhje  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Cfarë duan meshkujt në një lidhje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cfarë duan meshkujt në një lidhje  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Cfarë duan meshkujt në një lidhje


Për faktin se meshkujt nuk e pranojnë një gjë të tillë, nuk do të thotë se është ashtu.

Për disa prej tyre lidhja është më e nevojshëm se sa për femrat, natyrisht këtu flasim për një lidhje cilësore, e cila tek ai ndikon pozitivisht.

Femrat njihen për nga ajo se duan të flasin hapur rreth emocioneve të tyre, që për disa meshkuj paraqet problem. Por, fakti është se ata duan të jen në lidhje, pa marrë parasysh se çfarë mendoni ju.

Mund të jenë ata që janë

Meshkujt kënaqen në një lidhje në të cilën mund të jenë vetvetja, sidomos atëherë kur gjejnë partneren me të cilën një gjë të tillë munden ta realizojnë, e cila i pranon ashtu si janë. Kënaqen kur pranë vetes kanë dikë që nuk tenton t’i ndryshojë, kur në vend të mangësive vëren përparësitë dhe cilësitë e tija. E gjithë kjo tek ta sjell vetëbesim.

Pranë partnereve që i inspirojnë dëshirojnë të jenë edhe më të mirë

Shumica e meshkujve janë të vetëdijshëm se në një lidhje duhet investuar. Kaur pranë vetes së tyre kanë një partnere, e cila ndikon si inspirim për ta, dëshirojnë të duken më mirë dhe të përparojnë në secilin drejtim të mundshëm… Kur gjenden në një lidhje cilësore, ndihen fitimtarë dhe dëshirojnë të japin gjithçka nga vetja e tyre për të qenë edhe më të mirë.

Kanë kujt t’i gëzohen në fund të ditës

Të jenë në lidhje me një femër që i bën të lumtur për meshkujt është kënaqësi dhe lumturi. I gëzohen secilit moment të cilin do ta kalojnë së bashku. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese, e dinë se mbrëmjen do ta kalojnë me personin e dashur dhe kjo u ofron vullnet. Partnerja dhe lidhja ua përkujtojnë se jeta posedon edhe gjëra të bukura.

I lumturon fakti nëse partnereve ua zbukurojnë ditën

Meshkujt bëhen edhe më të lumtur kur munden ta bëjnë dikë të lumtur. Shumica mendojnë se nuk ka ndjenjë më të bukur sesa kur shohin partneren e tyre të buzëqeshur dhe të lumtur, e sidomos nëse meritat për këtë lumturi pikërisht iu shkojnë atyre. Duke e ditur se partnereve munden t’ua zbulojnë ditën, ata ndihen edhe më mirë.

Dhe, në fund seksi!

Për shumë meshkuj seksi është i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Nuk dëshirojnë që kjo të kalojë brenda një nate të vetme, por dëshirojnë të jenë në një lidhje stabile, që është pjesë përbërëse e seksit. Lidhja kualitative dhe jeta kualitative seksuale do të thotë se janë të dashur dhe ju duan.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Meshkujt duan nje bashkeshorte te lumtur. Meshkujt kane shume deshire qe kur kthehen ne mbremje nga puna te gjejne nje grua te lumtur dhe te kenaqur. Ata perpiqen shume qe te bejne te pamunduren per ta bere gruan e tyre te lumtur, megjithese ne grate nuk jemi cdo dite te kenaqura, ne humor te mire dhe te lumtura. Te dashura mikesha, perpiquni qe te pakten per nje ore pasi eshte kthyer bashkeshorti juaj ne shtepi, te mos ankoheni dhe te mos derdhni mbi te, “vrerin” e akumuluar te gjithe dites. Meshkujt kane nevoje per pak kohe qe te bejne tranzicionin e ambientit te punes ku ka kaluar stres, konkurrence e veshtiresi dhe mberritjes ne shtepi. Nje grua qe e pret bashkeshortin e saj me nje buzeqeshje ne fytyre, i ben atij nje dhurate te cmuar dhe i shton motivimin per t’u kthyer me shpejt ne shtepi nga puna. Te dashura mikesha, nje darke e shtruar ne tryeze eshte nje tjeter forme e shprehjes se dashurise dhe kujdesit per bashkeshortin tuaj:-)
Meshkujt kane nevoje per seks. E di qe mbase disa nga ju mund te reagoni, nderkohe qe e lexoni kete gje. Po, kjo eshte shume e vertete, madje meshkujt kane nevoje per seks dhe e perceptojne seksin ndryshe nga femrat. Femrat jane me te dhena pas seksit nese bashkeshortet i kane ndihmuar me ndonje pune ne shtepi, nese ambienti ka qirinj aromatike te ndezur dhe gjate dites kane ndjere perkujdesjen dhe dashurine e bashkeshorteve te tyre. Ky tingellon si nje steriotip, por eshte nje fakt shume i vertete. Nderkohe meshkujt nuk kane shume nevoje per te tilla gjera, por jane shume te drejtperdrejte. A jane meshkujt me te prirur seksualish sesa femrat? Eee, ne fakt PO. Studimet e ndryshme e ilustrojne besueshem kete fakt dhe faktin tjeter qe meshkujt jane te drejtperdrejte ne lidhje me deshirat e tyre seksuale. Femrat i kushtojne me shume rendesi lidhjes emocionale ne lidhje me ndezjen e deshires per intimitet. “Deshirat seksuale tek grate jane te lidhura ne menyre te forte me mjedisin dhe me permbajtjen”- thote Edward O. Laumann, PhD, profesor i sociologjise ne Universitetin e Cikagos. Ju lutem te keni parasysh qe seksi eshte nje nocion shume me i gjere sesa ai qe perceptohet pasi degjohet ky term. Intimiteti seksual ndermjet bashkeshorteve ndodh edhe kur ata mbajne njeri-tjetrin per dore, perqafohen dhe i bejne korte njeri-tjetrit. Per femrat ne pergjithesi kjo eshte mese e mjaftueshme pas nje dite te lodhshme pune, kujdesi per femijet, puneve te shtepise dhe gatimit. Mos mendoni se bashkeshortet tuaj mund te rezistojne per disa muaj vetem me kete menyre te shprehjes se dashurise nga ana juaj. Marredhenia intime eshte nje menyre qe juve si cift perjetoni me shume afrimitet me njeri-tjetrin dhe e forconi me teper marredhenien tuaj. Te dashura mikesha, mundohuni t’i mirekuptoni bashkeshortet tuaj dhe mos e harroni faktin qe meshkujt jane me te prirur seksualish sesa femrat. Te kuptosh, te njohesh dhe te perpiqesh t’i permbushesh nevojat e bashkeshortit tend eshte nje menyre perkushtimi, nderimi, respekti, vleresimi dhe dashurie shume e vecante:-)
Meshkujt nuk i kane shume qejf fjalet dhe sterhollimet, ndaj te dashura mikesha, flisni me pak:-) Menyrat sesi meshkujt dhe femrat i komunikojne ndjenjat dhe mendimet e tyre, jane krejt te ndryshme. Meshkujt jane koncize ne menyren e te shprehurit dhe informacionin e pranojne me mire nese ua servir ne menyre te organizuar, pa detaje te parendesishme dhe lulka. Nese nje mashkulli fillon t’i rrefesh nje ndodhi dhe perpiqesh te ilustrosh me detaje gjithcka, atehere pas fjalise se trete ke humbur vemendjen e tij. Jo se meshkujt jane te keqinj dhe lodhen me ne, por sepse ata jane te krijuar dhe funksionojne ndryshe nga ne femrat. Nderkohe ne femrat “vdesim” te tregojme edhe modelin e flokeve te kunates se gruas se xhaxhait te kusherires sone te katert nga mamaja. Te dashura mikesha, per arsye te ndryshme ndodh qe harrojme tu themi bashkeshorteve tane ato fjale e fjali te shkurtra e kuptimplote per te cilat ata kane nevoje. “Faleminderit”, “Je me i miri”, “Jam krenare perkrah teje”. Edhe nese ndodh qe ai e pastron tryezen nje here ne vit, nderkohe qe ti je tere kohen me lecke ne dore MOS harro t’i thuash “FALEMINDERIT” dhe “Me lehtesove me nje pune”. Nje fjale e embel dhe vleresuese nuk te largon nga bashkeshorti dhe nuk te ben inferiore, perkundrazi e ben marredhenien tuaj me te afert dhe ty te meson te jesh mirenjohese me mashkullin qe ke zgjedhur per te kaluar jeten. Nese ke kaluar nje dite te tmerrshme, prit per nje moment te pershtatshem per te ndare shqetesimin tend apo problemet e tua. Nje moment ne fund te dites, kur femijet jane ne shtrat dhe kur ju ja keni kushtuar vemendjen teresisht njeri-tjetrit.

Engjelli_blu

Engjelli_blu
Princeshe
Princeshe
ca duan vetem dike ti duan edhe ti respektojne ... ama disa kerkojne vetem dike qe kur te kthehet ne dark mos te kuptoj qe e ka tradhetuar gjat dites me kush e di me ke...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Engjelli_blu shkruajti:ca duan vetem dike ti duan edhe ti respektojne ... ama disa kerkojne vetem dike qe kur te kthehet ne dark mos te kuptoj qe e ka tradhetuar gjat dites me kush e di me ke...
jam shum dakord me mendimin tend e dashur

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons