Ekzistojnë disa arsye të cilat e detyrojnë partnerin tuaj t'iu braktisë atëherë kur ju keni filluar që të ndjeni lumturi pa fund pasi më në fund keni një lidhje ashtu sikurse e keni ëndërruar.
Emocione të tepërta
Meshkujt nuk kanë aftësi emocionale dhe nuk dinë të gjenden në situata të tilla, andaj fillojnë të largohen kur ndjenjat tuaja bëhen më shumë intensive.
Mendon që po përpiqeni ta ndryshoni
Meshkujt çdo gjë gabimisht interpretojnë dhe ndiejnë që po i akuzoni dhe po i fajësoni. Nëse mashkulli ndien që po i kritikoni të metat dhe mungesat e tij, kurrë nuk do të jetë i gatshëm t’ju dëgjojë se ç’keni për t’i thënë. Do të mbyllet në vetvete edhe më shumë.
Frikësohet se do ta humbë lirinë
Marrëdhënia emocionale le të jetë pozitive në atë mënyrë që partneri të jetë i vetëdijshëm për atë se çka fiton me ju dhe pranë jush, në vend që të mendojë se do “t’ju fitojë juve”, por do të humbë lirinë.
E vemtja gjë pozitive dhe me rezultate është komunikimi me partnerin tuaj për ti treguar atij se sa i lumtur është. Në vend që të kritikoni njeri-tjetrin duhet që të keni vlerësim të ndërsjelltë.