Gratë janë krijesa sa të vështira po aq dhe atraktive. A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë kërkon një grua nga një burrë? Është vërtet kaq e vështirë të kuptojë njeri botën e brendshme të tyre. Për mendimin tim nuk jemi kaq të vështira sa ju mendoni, ju na bëni të dukemi kështu.
Bëhu dinamik: Sa do e pavarur apo dinamike që të jetë një grua, gjithmonë do dojë “portin” e saj për të ndjerë siguri. Asnjë grua nuk do të ketë në krah një burrë që nuk di ta mbrojë apo mbështesë atë. Të gjitha kemi nevojë për një burrë të fuqishëm që të na qëndrojë pranë në kohë të mira e të vështira.
Mëso të diskutosh: Diskutimi. Po, është gjëja më rëndësishme që është zbuluar në shoqërinë njerëzore. Problemet e krijuara zgjidhen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të opinioneve. Diskutimi përbën element kyç në çfarë do lloj raporti. Dhe kur them diskutim nuk flas për gjeneralitete, por për atë çka ndjen, mendon apo e problematizon tjetrin. Lidhja “ushqehet” nga diskutimi i të dyve. Midis çiftit duhet të ketë besim. Mos prit të të besojë tjetri kur i thua: “Jam natyrë e mbyllur, ndaj dhe nuk flas shumë, më jep pak kohë për të të shpjeguar gjithçka”. Kur një lidhje është e sinqertë nuk duhet të ekzistojnë ndrydhje apo sekrete.
Qëndro larg çdo egoizmi: Mundohu të dëgjosh partnerin tënd. Të mirëkuptosh çdo pasiguri apo problem që mund të ketë. Mos injoro mendimet e tjetrit. Mos e lejo egoizmin që t’ju përçajë. Dëgjoje, ndieje, hyr në psikologjinë e partnerit tënd. Mundohu të kuptosh se për ç’arsye sillet kështu dhe gjej një zgjidhje nëse është e mundur. Mos u përpiq ta akuzosh. Në qoftë se e do vërtet lere egoizmin në anë dhe qëndroji pranë.
Mos u bëj “plastelinë” në duart e tjetrit: Në qoftë se ajo do të dëshironte një njeri pa karakter dhe pa personalitet, nuk do të zgjidhte ty por një kafshë shtëpiake. Ka ty pranë saj, sepse kërkon opinionin tënd akoma dhe nëse ai është i kundërt me bindjet e saj. Në fund të fundit, ky a nuk është fillimi i çdo diskutimi? Shkëmbimi i mendimeve të ndryshme. Askush nuk do pranë një njeri që bie dakord me gjithçka që i thua, sepse shumë shpejt bëhet i mërzitshëm dhe i parashikueshëm. Thuaji mendimin tënd, mbështete, kush e di kështu mund të fitosh vlerësimin e saj.
Mendohu para se të bësh çdo gjë: Shumë njerëz veprojnë pa u menduar shumë, duke mos marrë parasysh ato që mund të pasojnë. Para se të thuash apo bësh diçka duhet të analizosh anët pozitive apo negative të një lëvizjeje të tillë. Ndoshta si fillim mund të të duket humbje kohe, por me kalimin e kohës do të kuptosh se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangësh shumë situata të pakëndshme.
Fito respektin e saj: Respekti dhe vlerësimi janë dy gjëra që nuk fitohen nga një çast në tjetrin. Në qoftë se ti e respekton dhe vlerëson veten tënde është mëse e sigurtë se të njëjtën gjë do shfaqësh edhe te të tjerët. Respekti buron nga thellësia e shpirtit. Nëse mendon se e meriton respektin, lufto për ta fituar atë. Mos lejo askënd të të sillet keq. Qëndro i fiksuar në mendimet e tua dhe mos mbivlerëso askënd që nuk e meriton.
Bëhu romantik: Të gjithë kalojmë nëpër faza të ndryshme rutine. Në dorën tënde është të shmangësh një gjendje të tillë. Në rast se humbet romantizmin do humbasësh dhe partneren tënde (herët a vonë). Një lidhje e suksesshme bazohet në romancë.
Bëhu dëgjues i problemeve të saja: Asnjëherë mos i konsidero absurditet thëniet e një gruaje. Mos i thuaj kurrë se nuk e kupton atë. Qëndroji gjithmonë pranë pa e përçmuar asnjëherë.