Me sa duket ka vertet nje “Kod te Da Vinci-t” me ne fund.
Kryevepra 500 vjecare “Mona Lisa” nga Leonardo da Vinci ka qene gjithmone e mbuluar me mister, por Komiteti Kombetar i Italise per Trashegimine Kulturore, kohet e fundit ka zbuluar se zmadhimi i syve te piktures tregon se ka numra dhe shkronja te vogla. Ne syrin e djathte shfaqen shkronjat “LV” ndersa nga ana tjeter mund te dallohet “BE” ose “C”. Ne uren ne sfond te piktures mund te dallohen numrat “72″.
Ky sekret u zbulua pasi nje nga anetaret e komitetit, po studionte nje liber te vjeter te nxjere nga arkivat e Vatikanit. Ekspertet jane ende te habitur dhe te paqarte mbi domethenien e simboleve edhe pse “LV” mund te jete nenshkrimi i vete artistit.