Kur takohen dy të rinj me fantazi të bollshme në kombinim me duart e magjishme të mjeshtërve të tortës, krijohen tortat më të ‘krisura’ martesore.
Tortat martesore janë sfidat më të mëdha të mjeshtërve të tortave. Duke qenë se shumica e atyre që martohen kërkojnë torta tradicionale, punëtorët nëpër ëmbëltore nuk e kanë të vështirë ta kryejnë punën e tyre.
Megjithatë, sfida kryesore vjen kur dikush kërkon diçka krejtësisht tjetër. Në këtë rast, mjeshtri duhet ta shfaqë kreativitetin e vet, në mënyrë që të bëjë diçka të pazakonshme. Ju sjellim disa nga tortat më të ‘krisura’ martesore. /Telegrafi/