Forumi Kuq E Zi
Ditari i ndjenjave.................. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari i ndjenjave.................. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ditari i ndjenjave.................. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari i ndjenjave.................. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Ditari i ndjenjave


Parashikimi i Gjendjes Shpirterore

Megjithe luhatjet e shumta te temperatures do te jete nje kohe e mrekullueshme.
Era do vazhdoje ledhatimin e saj ne drejtimin tuaj.
Cicerimat e zogjve, gurgullimat e perrenjve, feshferimat e pyjeve, perplasjet e dallgeve, jehona e maleve, renia e yjeve... do ju tingellojne me prane dhe me fuqishem.
Sot petale lulesh do te mbushin qiellin, kini kujdes te mos merrni çader dhe te udhetoni me shpirtin lakuriq. Lerini petalet t’ju lajne shpirtin...
Ende verë!
Kujdes! shpirti juaj ecen nje stine para ose mbeti tre stina pas...

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Ditet kalojne nje nga nje.Po behet nje muaj qe zerin tend se degjoj.E di qe faji ishte i imi.E di qe nuk duhet te merresha me gjera kot.Te degjosh zerin e zemres,fjalet e saj plot ankth e dashuri.Malli me venit per zerin tend kur dielli nis te perendoje.Dikur ne nje kohe te tille te degjoja kur flisje.E qete shume e kulturuar dhe shume shume e embel.Mos kujto se do te harroj.Pamvaresisht se si erdhen punet.Lere fajin te shkrihet me kohen.Harroji disa fjale boshe qe te thashe i nxehur.Beso ne boshesine e zemres time kur s'ndjen per ty.Un zemren kurre nuk do ta lej bosh.Gjaku do te me levroje nder vena.Zemra do te rrahe vetem per ty.Syte e zeza,fytyra e qete dhe floket e bukura me shuan nje zjarr te dikurshem dhe me ndezen nje tjeter qe me djeg vetem per ty.Une nuk besoja qe te dua.Por zemra me thote te kunderten.Sahere qe te shoh ne foto ndjej rrahjet e saj.Hidherimin me veten time.Te qenit fajtor ne lidhje me ty.Ndoshta dhe nuk kam faj,ndoshta nuk je dhe aq e bukur,ndoshta dhe nuk je aq e mire...por per MUA ti je me e bukura ,me e mira nga te gjitha.Te me jepnin gjithcka ne bote nuk do ta nderroja per nje buzeqeshje nga ti.Me beso?
E di qe keto fjale per ty tashme nuk kane vlere.Rrjedha e ngjarjeve ka marre drejtim tjeter per te dy neve.Por vetem dicka kerkoj nga ti.Mos mendo qe nuk te doja dhe te dua.Te kam dashur dhe do te dua gjithnje.E ndjej qe jam shume i interesuar per ty.Nuk mund ta kapercej lehte kete realitet te hidhur qe krijuam per gjera kot.Gjithsesi ti vazhdo,edhe nese ke ndjere qofte dhe dicka te vogel per mua...mohoje.Beme qe te urrej(nuk do te ndodhi kurre),te shemb statujen ideale qe krijova per ty ne zemer....shpirt

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Another day, another dollar...
Ditë e qetë, bie shi. Jam e angazhuar me një përkthim, teksti i të cilit më shkakton nervozë, ka një sintaksë të tmershme.

Hera-herës hedh sytë nga dritarja, kot, sa për ti pushuar. Vështroj njerëzit që kalojnë poshtë dritares në rrugicën e ngushtë, kush shpejtohet, kush me ngadal ec në drejtim të caktuar, apo të pacaktuar. Vështroj ndërtesën përballë dhe pyetem: vallë ç'ndodh në apartamentet afër të cilëve e kaloj një kohë të ditës? kush jeton aty? Një grua del në ballkon dhe ndez cigaren, duket e shqetësuar, sikur mban në supe peshën e kësaj bote. Çfarë i ka ndodhur? E ka rahur burri? e ka tradhëtuar? i ka vdekur? ndoshta është i sëmurë, apo ndoshta ka problem me fëmijët... Çfarë mban në shpirt që i jep atë pamje të dhimbshme? Çfarë fshehin këto mure brenda të cilave jeton?
Çfarë fsheh çdo shpirt njeriu?
Sa shpirtëra kaluan nëpër këtë botë, për të marrë me vete fshehtësitë e shpirtit, që i mba mend vetëm koha që iku me ta? Me se e mat kohën? Me minutat e orës, apo me kohëzgjatjen e vetmisë? Me rrahjet e zemrës? ...
"E përktheve tekstin"?- më ktheu në realitet zëri i këtij përbindshit që ulet përballë meje, është françez.
Jo- thashë dhe po i rikthehem punës. Pa ndjenja, kot ashtu... another day another dollar.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sikur te mundesha......

Sikur te mundja,do te behesha diell,do te ngrohja cdo dite.Ngrohtesia
ime do te bente te rreqethesh kur te me kujtosh.Edhe kur te binte
shi,edhe kur te frynte,une gjithne do te isha aty.
Sikur te mundja,do te behesha hene edhe kur te bjerre terri edhe kur te
qel agimi,une do ta dija se kah je duke shkuar.Do te isha me ty
gjithnje derisa te me hetoje dhe ta kuptoje se une jam ajo qe sjell
gjum e enderra pa brenga.
Sikur te mundja,do te behesha ere,do te shkoja me ty edhe ne fund te botes dhe kurr nuk do te lodhesha.
Kur do te ndjehesh i pikelluar,do te puthja ne fetyre.
Sikur te mundja,do te behesha zoge,do te vija cdo mengjez nen dritaren
tende dhe do te zgjoja me kengen me te bukure te dashurise.Do te
pritesha aty derisa te me hetosh dhe te me ushqesh me thermite e
dashuris sate.
Sikur te mundja do te isha berre muzike edhe kur je i pikelluar dhe kur
je i gezuar,gjithnje do te leshoja melodine per veshin tend.
Sikur te mundja,do te behesha lot ne syrin tend,do te rreshqisja faqeve tua dhe do te perpiqesha qe te largoje cdo brenge.
Sikur te mundja ,do te behesha mendim,vetem ndonjeher do te hyja ne koken tende,qe ta kujtoj se ende egzistoj.
Sikur te mundja..........
Por,e gjithe kjo eshte e kote.......
I kote eshte dielli dhe ngrohtesia e tij.
E kote eshte hena me yje,e kote eshte era dhe forca e saj.
I kote eshte zogu me krahet e thyer.
E kote eshte muzika kur nuk ka ze,te kota jane lotet kurre jan thare.
Te kota jan enderrat kur nuk munde te jene realitet.
Te kota jan mendimet,sepse jane te paarritshme!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Po shkruaj ne faqen e fundit te ketije ditari per ty,per ty qe te
desha dikur.Po shkruaj dhe qaj....Kujtimet e fundit te ketije libri po i mbyll
me ty qe s'egziston me ne zemren time.Per ty qe me shpeshtoheshin tik-takat e
zemres e goja s'nxirte dot nje fjale.Per ty qe se kutpove kurr gjithnje ate
dashuri qe ndjeva ndaj teje qe dikur me shikoje.Me shikoje ,po.Me shikoje
tinzisht ,por megjithate ne shikimet tua vereja nje embelsi,padjallezi dhe
sinqeritet.Keto vyrtyte te njeriut te mire i kisha shpikur vetem une ne memorien
time,ngase kurr nuk arrita ta kuptoje se a egzistonin ne qenien
tende.
Une arita vetem te flas me ty.Dashurin e udhqeva me shpresa t
rrejshme,duke pritur nje fjale ,nje shikim e pershendetje.Muaj meradhe jetova me
iluzione,me mashtrime te pafalshme.Me genjyen se me dashuron,por pas gjdo fjale
fshihej realiteti i vrzhde.Ti ike pa pershendetje .Ike qe te mos kthehesh
kurr.Ne mua mbolle lot ,lot te dhimbjes.Deri sa shkruaj nuk shpresoj ne
rikthim.Jo .S' dua me kurr t degjoje zerin tend.te shoh fytyren tende.Kurr me
zdua ti shikoj ata sy ,edhe pse me djeg malli per ty,kurr me s'dua ta degjoj ate
ze aq te bukur ,edhe pse ne vesh me tingellon,kurr ,kurr s'te kam njohur ,jo.Ti
nuk i meriton lotet dhe vuajtjen time.Andaj edhe nse njonjeher pendohesh ,mos me
kerko , me nuk te dua ,TE KAM DASHUR DIKUR.....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ecja tutje ne rrugen pa kthim, ndonese te gjithe rendnin te kapnin cepet e pullazeve te ndertesave shumekateshe te atij qyteti te gurte, mua ajo sme shprehte habi, por vazhdoja e ngrysur ne vetvete, e udhehequr nga kembet e nje njeriu te lenduar,ndoense shiu ngadale po depertonte thelle ne floket e mi dhe pikerisht atehere e kuptova, se isha bere e tera uje dhe ndodhesha ne mes te asaj rrugice, nen veshtrimin sa kurioz dhe shpotites aq dhe meshirues te kalimetareve perreth, me vinte keq nga vetja..si mund te lejoja te me meshironin me ato veshtrime tere keqardhje dhe perbuzJE sikur te qe se ata me njihnin ata e dinin se kush isha une, cpo beja? ckisha bere? apo cme vlonte ne koke ate mengjes njelloj si gjithe mengjeset tjera...ah sikur ta dinin por jo ata se dinin dhe skishin per ta mesuar kurre ashtu siq sdo ta mesoni as ju..dhe pse?! mund te pyesni..eshte shume thjeshte se as une se di..as une se kuptoj si munde te dua nje njeri aq shume si mund te zoteroj nje force te tille dashurie per te aq sa te humbe dhe veten, vlerat me te medha te mia, veten time, vetem per te?! per nje njeri te thjeshte si gjithe te tjeret, thjesht per nje qenie te gjalle asgje me teper...tani shiu ka pushuar, dhe une jam kthyer ne dhomen ku neser ashtu si edhe cdo dite do te depertoje aroma e monotonise se ketij qyteti se bashku me ate te jetes..prandaj pyes pse?!pse duhej ta shihja, pse?!ah sa shume"pse?" me presin kete mbremje..por ska rendesi ato le te pyesin le te presin sepse edhe une te njejten po bej... pyes veten...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje shi vere i cmendur me lagu ate dite.Une vrapova per tu strukur diku por te pashe ty............
Sa kishe ndryshuar. Floket nuk i mbaje me perpjete si dikur por i kishe rritur disi dhe i lije te binin ne fytyre.Ti ishe lagur..
Me joshi nje deshire marramendese nje ide e cmendur te te puthja ja aty si dikur.Ti me hodhe nje veshtrim per nje sekond dhe me pe krejt te zhveshur si dikur nga ndenjat.
Si arrije te kuptoje dhe dhe ndieje ate qe une ndjeja.Folem pak,folem pak se qe te dy e dinim qe ne ato momente mendon si e si te ishim diku te dy dhe te mbyteshim mes puthjeve.Ti me terhoqe pas vetes lehte e bute dhe me puthe....ndersa une u mbyta ne ,,,,,hapa syte oh mos kisha qene ne enderr.

Syte i kisha te mbushur me lot nga malli per ty.Dreqi e mori paskam qene ne enderr.Shkova prane telefonit se doja te te degjoja ate ze qe me cmend.Por ishte mesnate u tremba disi...
Nje "Alo" u degjua nga ana tjeter.E ndjeve qe une po qaja dhe heshte.Heshte per nje cast dhe me the:
Me ka marr malli per ty,te lutem mos ma mbyll telefonin dua te te degjoj kur qan. Kam nevoje per dicka,te lutem buzeqesh nje here me ata sy te perlotur per mua...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Po shkruaj vetem pak te them qe nuk dorezohem deri ne frymen e
fundit,jam e plagosur por jam e fort i qendroj kesaj plage....Nuk do
lendoj askend,nuk lendova kurr e nuk mund , ta beje kete qe mua
me lenduan nuk dua te futem me nje thes me te tjeret.....Une prap do
ndihmoj,une prap do mundohem te e te flas po me at ritem qe kisha
dikur por jo edhe me .....Po tek e fundit zemren nuk ma shef askush
e ndij vetem une qe rrah here me pak e here me shum.Nganjehere me duket
qe me flet me akuzon per vuajtjet e mija por edhe une nuk e degjoj jam
kokefort.Mendjen e kam shum te kthjellet lutem qe ajo te me mbetet
keshtu gjere ne amshim dua qdo gje ta kem te kjart qoft edhe
vuajtjen....Po tek e fundit vuajtjet jan per njeriun po sdi pse aq shum
mund te durojm nuk eshte vuajtja ime unikat ka vuajtje edhe me te renda
por secilit e vetja i duket me e veshtir.Sa shum rreze ka sot e mua me
duket qe akull me rrjedh nga zemra e jo gjak .PSE?Nuk kam pergjigjeje
adekuate.Ku te shkoj sot?Te shkoj atje ku ndihem me se miri nuk
mundem,te rrij ketu e mbyllur me zihet fryma..e ku te shkoj????Skam
tjeter ku....Dita eshte e gjate ndoshta do ndryshon pak nga perditshmerija ime se me eshte bere si nje ritual i femijes,ushqimi
gjumi,heshtje dhe prap tere diten njejt...........

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mua me mjafton nje xhest i vogel per te me rrembyer, Nje
buzqeshje per te me bere te lumtur. Me mjafton nje fjale per te me bere
per te qare, Mjafton nje shikim per te me bere xheloze se xhelozia nuk
eshte mungesa e besimit por frika e humbjes. Me mjafton me te vertet
pak. Sepse ne jete gjerat me te vogla jane ato qe vine nga zemra, Jane
ato me te sinqerta. Pamja e jashtme me intereson, si per te tjeret dhe
per veten, por nuk eshte ajo qe me ben te dua njerez. Ndonjhere jam
perkushtuar aq shume per nje njeri sa kam harruar veten time. Une
gjithmone jap, por e verteta mbi te gjitha dua te marr. dhe kam mesuar
qe sa me shume jep aq me pak merr. Gezohem edhe me pak. Merzitem shume
shpejt dhe me shume sepse shpesh bota behet shume e vogel dhe e ngushte
per mua qe te kaloj. A e dini pse nuk jam perfekte ? Sepse ndoshta jo
cdo veprim i imi tregon natyren time te vertete. Para se te fal dike per
diçka qe me ka bere e bej te ndihet shume keq, Por kur fal dihet se nuk
harroj kurr. Kam mesuar qe bota rrotullohet por atehere kur ste behet
me vone. Jam kokeforte, kam nje karakter te veshtire dhe shume pak
njerez arrijne te me kuptojne. Kam falur gabime gati te pafalshme, kam
provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe harruar persona te
paharrueshem. Kam reaguar edhe keq, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e
prisja. Kam mbajtur dike ne krahe per ta mbrojtur, jam bere shok deri ne
perjetesi. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme. Me donin dhe nuk kam
mundur tia kthe me te njejten monedhe. Kam bertitur e kam kercyer per shume gezime. Kam jetuar me dashurine dhe kam bere premtime te
perjetshme, por me eshte djegur zemra shpesh here. Kam qare duke degjuar
muzike ose duke pare nje foto. Kam telefonuar vetem per te degjuar nje
ze ??? . Kam mesuar se lotet te ndimohjne te rritesh, se kujtimet nuk
fshihen kurre, qe fjalet e hedhura ne ere te lendojne. Kam mesuar se
dashuria e vertete nuk vdes kurr jan personat qe dorezohen. Une jam
serish e dashuruar per nje buzeqeshje. Serish kam besuar se do vdes nga
dashuria dhe kam pasur frike se mos humb dike qe gjithsesi e kisha
humbur, Por kam mbijetuar, Dhe jetoj akoma. Per njerez dikur do te kisha
dhene dhe jeten Por tani e kam kuptuar qe do kisha bere nje
budallek!?..

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons