Forumi Kuq E Zi
Ditari im i kohes. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari im i kohes. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ditari im i kohes. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari im i kohes. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ditari im i kohes. Empty Ditari im i kohes. 22/5/2011, 17:19

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe vetem ai qe eshte i afte te te doje me gjithe te metat e tua,pa pretenduar te te ndryshoje,mund te te jape gjithe lumturine qe deshiron...



Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe miqte e vertete vlejne me shume se cdo sasi parash

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe miqte e vertete numerohen me gishta,dhe ai qe nuk lufton per te ruajtur miqesine e tyre,heret a vone do perfundoje i rrethuar me miqesi te rreme...

Me kalimin e kohes..

...do kuptosh qe fjalet e thena ne nje moment ne ikje e siper mund te lendojne personin tjeter pergjate gjithe jetes

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh qe cdo kush mund te kerkoje falje,por mund te falin vetem ata qe kane nje shpirt te madh...:^lulja3

Me kalimin e kohes

...do te kuptosh qe nqs ke lendur rende nje mik/e,ka shume mundesi qe shoreria te mos jete kurre me e njejte...



Me kalimin e kohes...

... do te kuptosh qe ai qe turperon ose perbuz nje qenie humane,heret a vone do te vuaje te njejtat turperime dhe perbuzje por te shumefishuara...

Me kalimin e kohes

...do te mesosh te ndertosh gjithcka mbi te sotmen,pasi e nesermja eshte shume e pasigurt per te bere plane...

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh qe t;i sforcosh gjerat qe te ndodhin do te beje qe ne fund te mos jene sic i prisje...

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh qe ne te vertete me e mira nuk ishte e ardhmja,por momenti qe po jetoje ne ato caste...

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh qe te tentosh te falesh apo te kerkosh falje,te thuash qe dashuron,te thuashqe te ka marre malli,te thuash qe ke nevoje,te thuash qe do te mesh mik/e....

para nje varri...

...nuk vlen me...

Dhe kujto keto fjale:

"Njeriu plaket shume shpejt dhe mencurohet shume vone".

...Tamam atehere kur:

"NUK KA ME KOHE"

2Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 22/5/2011, 17:20

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Me kalimin e kohes...

...do kuptosh se duke verbuar te tjerit, e verber mbete të bësh kukama !

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh se je vetë nje hije e zezë që s'ke si ta errësosh dritën! !

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh se te metat e tua jane edhe fizike dhe mendore, ashtu të dhuroj zoti !

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe nuk eshtë vetë llomotitja që bë, por edhe klani që i ushqen të kafshojnë si qentë e rrugës !

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe ne krijimet e Zan Horrave ka përkushtime pë Sfinksin !

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh se shtyllat e qëndrsës shqiptare , nuk luhaten perse dallkaukët duan adaptime!

Me kalimin e kohes...

...do kuptosh qe fjalet e tua, nuk kanë vlerë dhe dalin e zhduken si flluskat e ujit !

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh se je bëre trokashke mulliri, dhe troket si guri kur nuk ka drithe !

Me kalimin e kohes

...do te kuptosh se ke humbur nje mik, por, kuptoje se do te kushtojë si armik!

Me kalimin e kohes

...do te kuptosh qe cdo eksperience nuk ka dhane fryte pa pasoja !

Me kalimin e kohes...

... do te kuptosh se kot te te lustrojnë, llomotitjet që bën të japin po atë fytyrë të shpirtit shëmtak!

Me kalimin e kohes

...do ta kuptosh se je bere nje rrënojë krijuese !

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh se ke vrarë veten me hujin qe kultivon!

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh qe e ardhmja nuk do të jetë e çalë përse ti i hyn në këmbë si gozhdë !

Me kalimin e kohes...

...do te kuptosh se je bere një hallkë ku ngritet shëmtia

3Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 25/2/2012, 12:37

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Me kalimin e kohes...do te kuptoni se naiviteti me se shumti vetveten demton!

Me kalimin e kohes...do te kuptoni se eshte shume e demshme per shendetin ta vendosni inatin para mendjes...!Me kalimin e kohes...

cdo here e me shume e ndjejm nevojen e nxjerrjes se asaj cfare na mundon !!!
sa shume paskam nevoje te te shprehem-bisedoj pak me Ty ditari im i kohes..., e sidomos sot!
Me kalimin e kohes, permallimi per ato/a qe na mungojne rritet me shpejtesi marramendese!
Me kalimin e kohes do te kuptoshe se gjithc'ka qe bera ishte per te miren tende,edhe atehr kur me deboje e prane te qendroja,njejt ishte per te miren tende,mendoja se miresia,butesia ime do te zbus karakterin tend te forte...mendjes tende kur ngjyres se bardh i thoje e zeze...
Te fala nga une...
o ditari im i kohës.

4Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kohe e vranet,thua se une dhe koha shkojm paralel sa here qe une vendosi te beje vizit varrezave eshte nje dite e vranet me shi e merzitur bashk me mua....Athua edhe qielli ndin dhembje per mua qe do shkoj e s'do shof asgje perveq dheut dhe emrave te graviruar mbi gur varri.Sa veshtir te jetosh pa ato krijesa te dashura,sa veshtir te flasesh me ta e mos te kesh pergjigjeje,sa dhembje te qash e mos te kete kush ta fshij lotin qe njom kto varre.Ku te filloj???Te BABI qe e pata edhe mik,Apo te nena qe me lindi, Te i dashuri qe mbetem ne gjyse te rruges...Jo jo do shkoj tek ajo qe me shkrumoj zemren tek Bija ime eshte e vogel me kerkon ndoshta si e kerkoj une ate.....Ah sa veshtir por njeriu eshte me i fort se shkembi....
Do marr ca lule dhe do afrohem te te gjithe me radhe,nuk do te qaj fare do ju tregoj qe jam shum e fort edhe ateher kur dhembja me kaplon trupin une nuk dorzohem e perballoj sepse kjo eshte dhurat nga KRIJUESI.
BIJA IME!!Nena kete vite e ka te veshtire sepse moshataret tuaja do i rreken shkolles BIJE e ti nen toke por si gjithmon do ja dal shpirt,do i percjell nena dhe nuk do derdh asnje lot te premtoj!!!!!!
BABI!Sa me mungon sa te lehta i pata ditet kur Ti ishe pran meje dhe bashk shkonim ta vizitonim ate varr te vogel po pse more BURRE edhe ti me le??
NENE!!Per ty kam vetem akuza!PSE ME LINDE????E TI i dashur dije qe me mire e ke atje se une qe mbeta me tere kto vuajtje!!!
Pusho shpirt dhe mos harro qe kuuuuurr nuk te harrova dhe s'do te harroj gjere sa te te bashkangjitem.....
Mos me akuzoni qe shkruaj por kam nevoj te zbraz kete ndjenj pikllimi qe me kaplon ndonjehere....

5Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ah moj dite sa e gjate mu duke sot!Nga mengjesi me shkoi mbrapsht.Hapa dritaren te shof se si eshte koha dhe veshtroja kalimtaret qe kalonin rruges me nguti,papritmas para meje u qfaqen nje grup femijsh te cilet shkonin ne shkolle..Ishin regjistrua ne klas te pare dhe per tu njoftua me rregullat e shkolles kta femij fillojn te shkojn nje jave ne shkolle!!!Nga thellesija e zemres me doli nje ofshame e dhembshme dhe dy pika lote mu rrokullisen neper faqe......Mendja me shkoj tek Bija ime te cilen dje e vizitova,edhe ajo kete vite do shkonte ne shkolle,fillova ti shtroj veti pyetje:Athua si do te dukej po te ishte gjalle,athua si do e perjetoja percjelljen e pare ne shkolle?Sa e lumtur do isha por kto ishin vetem mendime e mundime,asgje nuk do te ndodh asnjeher nuk do te percjell se nena te percjelli ne nje rruge pa kthim.....Une jam shum e fort e mblodha veten dhe dola ne qytet bleva ca fletore dhe lapsa e i dergova ne nje shkolle per ti shpernda atyre qe kan nevoj,shiqoja femijt kercenin ca qanin ishin te vegjel dhe nga zemra u luta per ta qe te ken jete te lumtur e pa brenga.....
Do te mundohem qe gjithmon te jem pran ketyre femijve do i edukoj te ken sjellje njerzore do ti mesoj qe mos te behen Tradhetar,ti mesoj si eshte me se miri do te mundohem me mish e me shpirt per ta sepse ardhmerija jone jan femijt,ani qe une si kam dhe nuk do ti kem kurr te gjithe kta i kam femij.......

6Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Eh ditar!!!!
Athua do te lexoj ndokush pasi une nuk do jem!Athua do ti bije ndermend ndokuj qe ekzistova ndojher?ata qe do ta lexonin nuk i kam,te tjeret do qasen punve me te menqura se vajin tim!!Po edhe kjo eshte nje pjes e jetes nuk mund te kemi te gjithe jete te lumtur.Jam e lodhur nga te gjitha por gjere ne frymen e fundit do punoj per lumturin e tjereve pasi per vete ose nuk pata dijeni te mjaftueshme ose nuk dijta te punoj!!!Nuk do jem as e mbyllur as e humbur ne kujtimet e hidhura edhe une do kyqem ne keng nese kendohet ne valle nese vallzohet por kete dua te ju them vetem qe tjereve mos te ju prishi disponimin......Ter e jeten ja kushtova tjerve pa mendua kurr per vete,ndoshta edhe per kete mora kete denim,,SE NJERIU QE BEN MEKAT PER VETE DENOHET REND"Po nuk mund te ndryshoj nuk mund ta kthej kohen mbrapa po edhe nese do e ktheja me duket qe prap do isha e njejta.....Nuk me mundon fakti qe humba shum por gjithmon mendoj pse me ndodhi???Kujt i bera keq?Ku gabova?Me kto pyetje do te varrosem por pa pas asnje pergjigjeje......Te betohem ditar gjere sa te me lejohet do te shkruaj,por nese me ndalohet edhe ateher do pajtohem ....Te gjitha rruget mu mbyllen pse mos te me mbyllet edhe kjo??????Kurr nuk do ta akuzoj askend per kritikat qe mi bejnpor edhe te ndryshoj nuk mundem keshtu me kete mendim dhe vuajtje te brendshme do vdes sepse nga jasht do mundohem te jem shum e disponuar,edhe qe nganjeher ndij dhembje,do e perballoj......(zanaa)

7Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITAR!!!!
Asnjehere me rend nuk e perjetova naten!Mu qasen dy enderra,dy thirrje ajo e vdekjes dhe e jetes!S'dija kah te shkoj!Te dyjat i doja por kete te jetes do e zgjidhja qe mos ti krijoj vuajtje askujt,sepse i vdekuri nuk di te vuaj!Isha shum afer te pares por si duket e dyta ishte me e fort.....per momentin.Mos me akuzo ditar!!!!Ne ty kam besim te madhe Ty te kam shum afer Ty ti them te gjitha edhe qe nuk ndihem mire kur jam me Ty ndihem e fort.E dij qe Te merzis por askush nuk mund te kete dhembje me shum se une por gjithmon mundohem te tejkaloj deri ne frymen e fundit do te shkruaj.Me duket qe sa me shum qe shkruaj behem me e merzitshme por at edhe kerkoj qe te behem sepse me leht do perballoj nese me mbani ne mend te tille ani qe nuk jam ne natyre ashtu.
Te gjitha po i ndali por lotin nuk po mund ta ndali vet rrjedh por nuk qaj pse dua te qaj por qaj per ata qe qajn per mua e nuk mund te me ndihmojn,i bera te palumtur,megjithat qe mundohen ne qdo menyre te me ndihmojn por si duket eshte pak von.E lodha zemren time shum por lendova edhe keta qe me rrethojn....Sa u mundova te jem e fort dhe prap mundohem po si duket e teprova pak....E lodha shpirtin per te tjeret,e tani fuqija eshte hargjua per vete nuk me mbeti....
POR PRAP NUK DO JEM E LIGE,DO TE LUFTOJ GJERE NE ATOMIN E FUNDIT NUK DO DORZOHEM SE I LIGU DORZOHET,UNE NUK JAM E LIGE!!!!!!!

8Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Te shkruaj apo jo Ditari ime!!
Po shkruaj vetem pak te them qe nuk dorezohem deri ne frymen e fundit,jam e plagosur por jam e fort i qendroj kesaj plage....Nuk do lendoj askend,nuk lendova kurr e nuk mund tash ta beje kete ani qe mua me lenduan nuk dua te futem me nje thes me te tjeret.....Une prap do ndihmoj,une prap do mundohem te qesh e te flas po me at ritem qe kisha dikur por jo edhe me zemer.....Po tek e fundit zemren nuk ma shef askush e ndij vetem une qe rrah here me pak e here me shum.Nganjehere me duket qe me flet me akuzon per vuajtjet e mija por edhe une nuk e degjoj jam kokefort.Mendjen e kam shum te kthjellet lutem qe ajo te me mbetet keshtu gjere ne amshim dua qdo gje ta kem te kjart qoft edhe vuajtjen....Po tek e fundit vuajtjet jan per njeriun po sdi pse aq shum mund te durojm nuk eshte vuajtja ime unikat ka vuajtje edhe me te renda por secilit e vetja i duket me e veshtir.Sa shum rreze ka sot e mua me duket qe akull me rrjedh nga zemra e jo gjak .PSE?Nuk kam pergjigjeje adekuate.Ku te shkoj sot?Te shkoj atje ku ndihem me se miri nuk mundem,te rrij ketu e mbyllur me zihet fryma..e ku te shkoj????Skam tjeter ku....Dita eshte e gjate ndoshta do ndryshon pak nga perditshmerija ime se me eshte bere si nje ritual i femiut,Ushqimi gjumi,vaji dhe prap tere diten njejt...........

9Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITAR!!!!
Qte shkruaj sot me thuaj se jam shum e merzitur!Me jan grumbullua shum DITAR,sdij a ja vlen te shkruaj sdij a do te ishte me mire ta mbaj ne vehte krejt kete mallengjim apo ta ndaj se kam miq une ketu do me lexojn ndoshta!!!!Sa po rrezon ky diell sot sa do te doja te bije nje rrebesh shiu e te dilja ne shi qe loti te me perzihet me shi qe tjeret mos te mi vrejn,mos te qajn edhe ata per mua,mos te
ndihen te prekur nga dhembja ime.Ditar neser kam nje pervjetor po shkruaj sot se ndoshta neser nuk do mundem nga dhembja...Eh ditar po shum pervjetore kam po a nuk do ishte me leht te me perkujtonin ata qe une i perjetoj.Une do isha vetem nje e ata jan shum ditar......Po te le sot shum shkurt se nuk mundem me fale DITAR!!!!!

10Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITAR!!!!!!

Mos me akuzo qe te shkruaj kaq von Ditar!Por prita te shkruaj me e qete mos ta lendoj askend,nuk jam vetem une e piklluar ka edhe te tjere,sdua ti prek ne zemer por qdonjerit i duket e vetja me e dhimbshme kurse une kam dhembje per te gjithe!
Isha te vizitoj te dashurit e mij po nuk me pershendeten fare,athua ishin hidherua me mua qe nuk mbaj fjalen qe nuk do qaj apo pse nuk mu pergjigjen ne thirrje nuk mu pergjigjen ne pyetje,te gjithe thua se me kthyen shpinden.Po kjo eshte vetem imagjinat e imja se i vdekuri nuk te flet...Tani jam me e qete pushova ngapak tek te gjithe asnje lote nuk derdha vetem kalimthi tek varri i vogel me piken dy pika lot thash ndoshta i shkojn brenda dhe ndin aromen e nanes,edhe ata lot nuk mi pa askush i fsheha.....Tash jam e qete nuk mund te shtyhem me Krijuesin ai mi dhuroi ai mi mori jam pajtua me kete po edhe ti Ditar me kupto se nganjeher duhet te qmallem disi!!!E shef ditar sa e kthjellt qe jam dhe nese tash do me thrrisnin ne ndonje aheng pa hezitim do shkoja se nuk jam mesua askujt t'ia prish disponimin.Edhe ju qe lexoni me kuptoni ju lutem se ktu gjeta veten te shfryj kete mallengjim pasi jam nje e panjohur per ju.Edhe sot sdo e zgjas ditar....Nuk dua askush ta lexoj me lot dua ta lexoj ashtu si shkruaj une pa asnje pik loti !!!!!!

11Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Eh Ditar!!!
Shum e merzitshme dita e diel me zgjat nje jave kjo dite,sdi pse nuk e dua kete dite,me shton malle dhe dhembje shum...Ditar!Qte shkruaj???Te shkruaj qe jam shum e ngarkuar e dij qe me beson,se nese te shkruaj diq tjeter e din qe nuk flas drejt....Kerkoja dikend ti qaj ne preher ditar nuk gjeta askend te gjithe kishin ike,askush s'kishte te me perkdhel as te mi fshij lotet......Qaja dhe pushoja e vetmuar por me leht mu duk se ta permalloj dikend nuk dua askush te pikllohet per mua....Ditar njeriu qe qante bashk me dhembjen time nuk eshte me bashk me te tjeret iku edhe AI athua ju merzita edhe ATIJ ditar????Eh sa embel me kshillonte por edhe qortimin e kishte te embel BABI IM!!!Ai dinte te me behej NENE,Moter,Vlla,shoqe,mike e kisha qdo gje ditar mi dinte te gjitha!!!BABI PSE NUK ME MORE???Atje do kisha perkdhjeljen tende,ishe i durueshem me mua por nga durimi i madh me duket qe te humba nuk munde te me shofesh me dhembje,tani Ditar po iku edhe nga ti sot se jam shum e ngarkuar....Me fale ditar!!!!!

12Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITAR!!
Nuk dij si te shkruaj sot,te shkruaj me dore apo me lot,dora me eshte lodhur e loti pothuaj eshte shterr!!!Sikur te dija qe do jem kaq e pafat kurr nuk do filloja te shkruaj fillova shum mire por u nderpreva ditar,nje koh te gjat mendova athua ja vlen te shkruaj per vuajtje apo ta lexoj me qindra here vetem kohen e lumtur qe me zgjati aq pak..sa do te zgjasesh ti moj kohe e shkrimeve te vuajtjes?Sa do mund te qendroj athua?Po mire kan thene ,,njeriu me i fort se shkembi"
Asgje dhe askush nuk mund te mi kthen ditet e lumturis u treten mbeten kto vuajtje bashk me to mbeta edhe une te jetoj por si???Si eshte e mundur njeriu te jetoj i vdekur kete se kuptoj fare??....Kjo me shtyn edhe me shum te mendoj ditar....po mendojka edhe i vdekuri.....Qdo gje eshte kthye kunder meje pse?Asnje dite nuk me kalon pa ikujtua ditet e kaluara..as nje ore as nje minut por a jetohet me endrra ditar??Realiteti eshte krejt ndryshe.....
Qdo dite jete me behet sa nje vit po te ishin kohrat e lumtura viti do me dukej dite,eh edhe une sa e ceket jam po q'kam me te kaluaren ?Pse i kthehem?Nuk kam pergjigjeje veq mund te them qe jetoj me nje te tashme te pakjart e te ardhme te njohur sepse vet keshtu vendosa pasi smunda ta ndal te kaluaren te ardhmen do e ruaj keshtu si eshte dhe pa ndryshime....Deri sa te me injorosh edhe ti ditar do te shkruaj ngapak dhe qdo here do jemi ne kontakt UNE ---E TI DITAR askush tjeter nuk na ka mbet...Lutem te qendrosh me kto ndjenja mallengjimi qe i shkruajm ne me zemer te plagosur,dhe te vrar,shpirt te trazuar,lot te thare.....

13Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITAR!!
Mos mendo qe te harrova por prisja te me ndodh diqka e re dhe te shkruaj.....Sa e marr qe jam po q'te re pres kur i mohoj te gjitha??Asgje nuk do ndryshon tek une kuuuuurrr!Jam dhe do mbetem keshtu me kete mendim me kete jete te perditshme pa kurfare risije......Risi eshte vetem qe me ikun ditet dhe vije ngapak duke u mplakur kurse tjerat pa ndryshime......Kujt imi per te kaluaren nuk me fshihet asnjeher ....Qdo dite eshte ne te kaluaren e asesi ta jetoj kete te sotmen.....Pse valle athua eshte fshi memorja ime qe te mendoj per ardhmeri apo diqka nuk funkcionon.....Po ditar po them keshtu se une jam e vetedijshme qe te ardhmen e fshiva vete ashtu e pash te drejt dhe kthim prapa nuk ka...Sido qoft nuk me mungon ardhmerija por me bren e kaluara shum ......asgje sme mbeti te gjitha u treten perveq ketij ditari te vjeter dhe Ti ditar i RI por pa risi.....Mirembetsh ditar!!!

14Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
19-04-2007

Kishim nje bote ne te dy.......

Kishim..Po ku eshte tani? Kush na e rrenoj?Kujt i pengoj dashurija jon?Ishim shum te rij nuk dijtem te luftonim per tu mbrojtur nga ata qe na ndan,nuk dijtem ku kishim gabuar apo thjesht dashten vetem te na lendojn,ti thajn dy lule te njoma ti vrajn ne zemer dy qenje njerezore vetem qe duheshim apo na e kishin lakmi....???Po ne askujt nuk ja vodhem ndjenjat ishin tonat,te lindura nga ne e te mbytura nga ju pse vepruat keshtu?A nuk keni dashurua ju kurr?Si ju duket tani qe mua me shifni te vyshkur e at te kalbur nen dhe?A dolet fitimtar a u ngopet?A keni gjum te rehatshem ju qe vepruat keshtu apo ju vijm ne enderr per te kerkuar skjarim.Po ju nuk keni ndjenja fare as endrra nuk shifni sepse tere kohen mendoni ken ta shkatrroni se nuk u ngopet.Sdi si te ju quaj juve qe veproni keshtu nuk ka emer adekuat per ju.Prind e quani veten...Prind te kujt??Te nje te kalbne tok dhe nje te vyshkuri mbi te.Kur ju shof te qeshur mendoj qe ju nuk jeni qenje njerezore,por vetem figur njeriu.
Nuk mundem pa ju thene edhe kete,,Te mallkuar qofshit tere jeten nese jete i thoni kesaj qe e jetoni pa neve te bashkuar"!

15Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
19-04-2007


Tani do pytni q'bej une?
Asgje!!!Marr qdo dite nje rrug te njejt varreza pune shtepi.Qdo dite i rrefehem thuase me degjon.Afrohem afer varrit dhe e pyes per qdo gje po asnje pergjigjeje.
I trgoj se ka ardh prandvera por jo edhe per te.Mundohem te behem shum e fort ke varri se ai kurr nuk e ka dasht lotin.As ateher kur na ndan nuk kemi qa me lot por vetem zemrat rrenkonin.Pse athua na ndodhi kjo?Po kot lodhem duke pyet pasi nga atje ska kthim....Eh sa me mungon askush nuk me beson se nuk i them askujt por verehem,u tregon loti pasi largohem nga varrezat.Nuk qaj tek ai por kur zbres te varri i vogel atje nuk mund te ndalem qaj per te dyte,dhe mendoj ne vete ...Sa e fort jam kur shkoj ne pune jam gjithmon e pergaditur edhe per pune edhe per shaka taman behem nje aktore e vertet....Kjo eshte perditshmerija ime ne pika te shkurtra....

16Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
8-10-2009
-----------------
U zgjova heret sot,dhe nga dritarja veshtroja mjegullen e cila mu duk qe ishte pak me e dendur se nje dite me pare!Apo mua mu kishin mjegulluar syt,pas nje nate jo te rehatshme,nuk dij!Shiqoja gjethet e zverdhura qe disi njera pas tjetres binin mbi toke,thash me vehte:Ah,sikur edhe une te isha gjethe,do te bija mu si ato, e vyshkur dhe e zbehur nuk i duhesh pemes por tokes!Kurse une kam mbet sikur ca gjethe,qe njashtu te kalbura,qendrojn ne dege tere dimrin,ani qe nuk ka kurfar dobije nga ato!
Cicerima e zogjve ma ndryshoj mendjen,deshirova te behem zog,dhe te fluturoj pa me pengua askush ne stacionin tim te dashur,dhe cdo moment te gjendem mbi ata gur varri,me krah ti ledhatoj e tek sejcili te beje nga nje cicerrim te ju theme: Ja ktu me keni!
Ah,imagjinat e mallkuar!

17Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
29-10-2009
-------------------
Sa heret me doli gjumi sot,me sy te perlotur veshtroja nje foto ne mur,mu duk qe donte te me thoshte dicka.Ishte imagjinat,po ku flet fotoja!?
U zgjova ngadal u mundova qe askush mos te mi verej syt e perlotur,por nuk ja dola,ata rridhnin!Mbesa ime u zgjua e para,me perqafoj dhe me verejti shiqimin qe e kisha tek fotoja e me tha:
-Hallë,a te kam thënë qe unë jamë engjëllusha jote?Pse qanë?A nuk më don mua?
-Jo shpirti i hallës nuk po qaj,po kam fjet shum e syt me janë skuqur!U mundova ta mashtroj!
Dola ngadal ne oborr lëshova një ofshame të thellë nga brendësia e zemres,dhe mu duk që më doli zemra nga vendi,mirpo disi u lirova!
U ktheva brënda por dicka më shtërngonte në fyt,më dukej sikur do mbetem pa ajr,ika në dhomen time,mora ca fotografi i shiqoja dhe mu duk që paksa më lehtësuan.Pas kafës së mëngjesit ika tek varrezat dhe me rend i vizitova,për qudi askush nuk ma uroj ditëlindjen,eh thash moj e ngrat,i vdekuri nuk ka mundësi të t'uroj!E dija po imagjinoja,sa mirë që ëndrrat dhe imagjinatat nuk mund ti merr askush!................

18Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
----31-djetor....----

Mesdite....Pergadit je per pritje te vitit te Ri,percjellje e vitit te vjeter!Asgje te re ...Perveq qe kete vit mundohem te jame me ndryshe,se viteve tjera,mundohem te kam munges lotesh nga syt,por te zemres nuk mund t'i ndaloj dot.Mbremje festive...Eh,u ula karshi fotove te atyre qe me mungojn,me duket tek fotoja e Babit pash sy te perlotur,por nuk pikonin,tek Mami pash (imagjinat)doren e shtrir nga une,thuase me tregonte qe ajo mban ne duar Engjellushen time,kurse fotoja e engjellushes me vinte mu ne preher,dhe me duart e saj te vockla me ledhatonte fytyren!
Ne fillim asgje nuk degjoja,por dikur mbledha forc dhe fillova te behem,,e hareshme''dhe atehere verejta qe te gjithe kishin qene te heshtur,per ate edhe nuk degjoja zera rreth meje.U ngjall atmosfera,cdo gje ndryshoj,filluam te festojm,edhe une bashk me ta,ani qe shpirt-lenduar,por shum e matur.Nganjehere me iknin mendimet ne te kaluaren,por shpejt kontrolloja veten time....Sa veshtir te aktrohet...Por e bera...Nuk dua te prishi atmosfere,nuk kam te drejt!
Ikja nganjehere jasht dhe ofshaja thell por eh ,,macja''nuk me linte nje moment vetem!Kur akrepat e ores u ofruan ne ndrrim motemoti,nje dridhje ma pershkoj trupin,kerkova falje dhe se pari iu ofrova Babit dhe e putha ne ball,i thash dicka,por ajo mbetet vetem mes nesh,kemi fshehtesi ne te dy,po askush nuk e di,tek te tjeret nuk u ofrova,por kete e beja cdo vit!Kaloi thash me vehte,dhe e numrova sukses te madhe qe qendrova shum e fort!

1-Janari.......
Diku pas mesnate ne oret e hershme te mengjesit,ika ne dhomen time,atehere verejta qe isha e lodhur shum,nuk munda me ti ndaloj lotet,doja te c'mallem te largoj at qe e mbajta gjate gjithe asej nate!LOTIN!Vetem me Engjellushen doja te rrij,dhe ashtu te perlotur me mori gjumi,fjeta me te ne krah!....Iku edhe nje vit-thash me vehte!....

19Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Kurre s'kam mbajtur nje ditar dhe as kam ndermend ta bej...cdo gje qe kam perjetuar deri me sot qofte e mire dhe qofte e keqe i kam te skalitura ne memorien time....

si sot me kujtohet kur ishim te vogla dhe ti ,pikerisht ti kujdeseshe per mua. une isha e vogla dhe ne supet e tua te njoma kishte rene nje peshe e madhe....
e mbaj mend shume mire teksa coheshim ne mengjes dhe me vishje ,me beje gati per kopesht kur nderkohe duhet te sistemoje edhe shtepine dhe te dyja per dore iknim ne shkolle.
e mbaj mend ashtu dore per dore derisa u rritem dhe erdhi mosha e adolishences dhe ti si nje mama ishe e rrepte me mua.....sa nete me pyesje nese me pelqente , ngacmonte dikush dhe une sa behesha gati te te tregoja ,ti ktheheshe me ate shprehjen - se mora vesh ndonje gje e zeza ti
gjithnje pyesja veten pse ishe kaq e ashper me mua....dhe ka kohe qe e di
ti e shihje veten si nje nene per mua dhe si nena do te mbroje femijet e saj nga cdo fenomen jo iu mire edhe ti kete beje me mua. GJithnje je kujdesur per mua
Jeta zemra ime na perballi me shume sfida dhe sot qe menduam se i shoshitem disa erdhi sfida e erradhes....por sot nuk te kam krahe te me japesh kurajo, te me thuash mos u merzit se ke motren , mos u shqeteso se jemi te dyja dhe do a perballojme....sot ti je sfida ime!
Sot jam une ajo qe duhet ti jap vetes forca edhe per ty ...dhe te them une se cdo gje do shkoj shume mire, se serisht te dyja do ta kalojme edhe kete sfide...ndoshta sfiden me te madhe
Sot jam une ajo qe duhet te behem e forte per te gjithe ...per ty, mamin femijet e tu....une,por ti e di se une jam e brishte sot zemra ime...sepse ti ke qene gjithnje shtylla ku une mbeshtetesha dhe une sot ndihem pa nje pike referimi....ti do behesh mire sepse ti nuk mund te na shkaktosh kaq shume dhimbje ne ...te dashurve te tu.

dhe do vij nje dite qe une dhe ti do themi ......ja hodhem edhe kete rradhe....motra ime jepi forcae vetes qe kete fraze ta themi e mos na perhumbi neper goje.....Te dua shume zemra ime....dhe mos harro se une jam e forte......

20Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Thonë se koha shëron çdo plagë.

... por ata që e thonë këtë nuk dinë asgjë!

Thonë se koha të bën të harrosh edhe atë që s’mund të harrohet.

... por edhe ata që e thonë këtë edhe ata nuk dinë asgjë!

E vetmja që arrin ta bën koha është të vendos pak pluhur mbi plagë dhe kështu me kohë nuk e sheh atë.

Kjo ta mundëson të ecësh, të ecësh mes turmash, dhe ta kalon ditën duke vrapuar prej mëngjesit në mbrëmje në një bindje të rrejshme se e tëra ka kaluar dhe tashmë veç është e harruar!

Hmm...

Do të doja të ishte ashtu!Do të doja sepse edhe ti e di se mjafton të fryjë vetëm një erë e vogël, aq sa ta shprish pak pluhurin, dhe gjithçka fillon të të kthehet.

Mjafton një sekondë e vetme, një ballafaqim i vërtetë, një kthim i dhunshëm në realitet, ta kuptosh që gjithçka është aty dhe se në të vërtetë nuk është larguar kurrë.

Unë e di se ti, ti që po më lexon, ke dëshirë ta bindësh veten dhe të shitesh dikush tjetër por më beso, se nëse dëshiron të ecësh drejt një jete të re, këtë që ta tregova ty ti duhet t’ia pranosh vetes.

Vetëm nëse e pranojmë veten ashtu si jemi, bashkë me dhimbjet që i kemi, vetëm atëherë njeriu arrin ta gjejë qetësinë e vet.

Vetëm kështu edhe ti mund ta ndjesh qetësinë e shpirtit tënd!Mos ta ndjesh më vetminë por ta ndjesh gjithë botën se si po frymon përskaj teje.

21Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 07:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ditar......
Tani edhe pak do t'bie ora 12,une do iku,do iku nga vetvetja,nuk kam fuqi t'a pres diten e re e zgjuar,me mungon forca,eh po te ishte e mundur ta kaloja ne gjume kete dite!Atje ku do doja te jame neser nuk mundem te shkoj,te qendroj zgjuar nuk po ma merr mendja,Engjulli ime e dij qe gjate mungova,por nuk kam as me te voglen mundesi te t'vizitoj,vijn tjeret ne vend t'imin,athua do c'mallesh me ta sikur me mua?Nuk e besoj,por as une nuk do t'jam e qete shpirti i vogel!
Leri ta festojn ditelindjen,pa Mua e pa Ty zemer! Te puthe Nena me malle!

22Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 07:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
I. Me duani me kujtoni
Por kurre mos me qani
Aty ne zemrat tuaja
Gjithmone ju me mbani

II. Do te me keni prane
Sa here te me kujtoni
Ju dua me gjithe zemer
Ju dua me besoni

III. Nuk dua qe t’ju shoh
Kurre te merzitur
Per ju une do te mbetem
Nje zjarr I pafashitur

IV. Po derdhet lot per mua
Nga vetja me largoni
Qendrimin ketu lartJu mos ma veshtiresoni

V. Ju dua une ju them
Te gjithve ju shikoj
Puthje ,perqafime
Gjithmone do ju dergoj

VI. Prane jush une do te jem
Gjithmone me shpirt e me zemer
Ne halle, ne gezime
Ne lote , ne breng, ne dhimbje

VII. Shmangini hidherimet
Qe ka e gjithe kjo bote
Kthehuni gezimeve serisht
Se prape do te jemi tokVIII. Tani o miq te dashur
Po shkoj te clodhem pak
Sa here qe une tu duhem
Do vij drejt jush me vrap.

23Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 07:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E dashur E..!

(po me ty e kam me ty)

Te me falesh per shkrimin tim por nuk kam ku te vendos fleten te shkruaj, me premto qe keto fjale qe po ti shkruaj nuk kemi per ti diskutuar kurre me ze.. Arsyeja pse po te shkruaj eshte "thone se fuqia e nje letre me dore , eshte me e forte se ajo e te thenit me fjale"
Doja te thoja "Te Dua shume" , te dua per forcen dhe kurajon qe me jep ne jete. Tani ti je ne nje sfide te madhe dhe vetem Zoti e di si ndihesh!
Une lutem cdo dite per ty dhe i them Zotit "Jepi fuqi E..., te behet cdo dite me mire sepse ke shume gjera per te bere zemer"
Se pari duhet te rritesh femijet, se dyti te plakesh bashke me L...., se treti te gezosh mamin dhe A....., Keto jane 4 shtyllat e tua te jetes. Sot eshte nje dite e re, perse mendimet e errta nuk ia le te djeshmes, kurse sot te gjesh mendime te arta. Thuaj vetes 10 here pa u ndalur...."Une do te jetoj"
Shikoje nqs e kordinon me frymemarrje te rregullt , organet e tua do te mbushen me jete
Zoti nuk te braktis kurre,por jemi ne qe braktisim veten tone, besimin tone dhe fajet ia hedhim atij. Ai ka qene me ne ne cdo etap qe kur formohemi , rritemi, flasim, martohemi,lindim ,behemi NENA!
Zoti nuk ka shpikur ikjen tone, ajo ishte nje gabim njerezor

Per aq kohe sa ke zotin prane lutu dhe vihu ne komunikim me te
Krijo nje lidhje te forte , mbaje si mik dhe shtrengoji doren...
Sepse nuk eshte koha per te menduar te errten

Sot eshte dita te bindesh veten tende "Une do filloj te kthehem ne jeten normale"

Fillo nga sot te levizesh , te ngrihesh ne krevat. Ver cdo dite nga nje qellim!
Njeriu pa qellime eshte bosh

Sepse te dua shume dhe nuk dua te te lodh duke te folur. Do te shihemi perseri e dashur, ndoshta pas disa ditesh ose me vone . Une kam besim tek ty...po ti a ke besim tek vetja??18/03/2012 .Gjermani

Dhe ti e dashur kurre se pe me...kurre si fole me...ishte hera e fundit qe u pate dhe ti mbajte ne memorien tende ate copez te bukur kujtimi....
Ajo do jete gjithmone prane teje sepse te donte shume , edhe diten kur ti te behesh nuse ajo do jete aty per te te dhene copeza drite dhe yjesh sepse ti i meriton te gjitha
Faleminderit e dashur per gjithcka bere per mua e per motren time....Te dua pafund!!!

24Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 07:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kjo copez leter e shkruar nga une(si me ngjan sikur ka kaluar nje shekull ndonjehere kurse ndonjehere me ngjan sikur ka qene dje.Kam humbur nocionin kohe .
Kjo copez leter,keshtu ndame e dashur .Nuk dua te te therras E… por ashtu si ti kishe deshire plote perkedheli Henerjete,kjo ishte e fundit cka te fola .
Ate puthje ne balle,thua si kam fshire buzet kurre qe prej asaj dite.
Sa force me ke lene zemer,sa force.
Me ke dhene force te qesh tani para gjithe problemeve qe dalin,te jem moskokecarese te duroj dhe te shperfill dhimbjen.
Sa te forte me ke bere,sikur kam gjithe jeten qe te kam patur ketu prane.
Ndihem me fat qe ju kam njohur ju te gjithe,e ne te gjithe bashke do te kujtojme cdo dite te lumtur te qeshur te gezuar pavarisht diteve si sot qe na trishtojne……….do te kujtojme shpirtin tend fisnik…..per te te patur prane deri ne castin kur te jemi perseri te gjithe bashke.
E dashur trishtohu atje ku je per ne sa here te te marr malli,por le ta konceptojne vdekjen si dicka nje bote ne nje planet tjeter.Si nje udhetim…vetem se ai do zgjas pambarim e ne do te komunikojme zemer nepermjet shpirtit.Sepse te duam shume,edhe pse jeta na tradhetoi,edhe pse dhimbja na shuan cdo gje qe ndertojme……te duam pafundesisht.
E di qe ke probleme me Zotin tani,pasi i kemi futur shume miq prape per atje dhe i kerkojme cdo here me e shume pranine tende tek une.
Une e di ti je nje flutur tani,ajo flutura qe vjen cdo darke ne shtepine time…dhe une qesh.
Mos ki merak per motren tende,e di qe me thoshte sa kam dashur te kem shume motra si ty,do te kujdesem dhe do ti jap ate cka do ti mungoj ndoshta nga ty…dashurine dhe do te kujtojme te gjithe.
Te duam shume e te puthim plot mall…….nga ferri „Toke“.

25Ditari im i kohes. Empty Re: Ditari im i kohes. 20/1/2013, 07:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
U treten dashurite, si shekujt te larget e te shkrete po duket cdo gje. Nga kujtimet ka mbetur disi e zbehur vetem fytyra jote, asgje tjeter. As gjerat e jetuara bashke, asnje moment. Gjej copa letre te shkruara neper rremuje "Te dua deri ne vdekje" e qesh me veten. Une vdekjen po e pres pa ty !
E ndersa une pres rilindjen e nje planeti te ri ,ti endesh lart e poshte duke kerkuar te ndertosh jeten.
Vitet do te te sherbejne per tu bere nje mashkull i degjueshem i deshiruar, nje burre i mire per bashkeshorten tende.
Do perpiqesh duke numeruar fijet gri qe do te shtohen me vite te realizosh ato cfare do e perse jo tua kalosh dhe miqeve te tu.
Do hiqesh sikur je i lumtur, do behesh baba per te deshmuar qe je riprodhues,do deshmosh neper festa duke blere dhurata se e do gruan tende,do i nenshtrohesh ligjit te jetes.
Ti do besh shume gjera perpara se te plakesh,kurse une kam ngelur pezull.

Une kam rreshtur se jetuari............ ......

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons