Dashuria tek adoleshentet
Në këtë botë të gjithë vijmë të vetëm dhe në të njëjtën mënyrë largohemi prej saj. Që në hapat e parë tentojmë të ngremë marrëdhënie me pjesën tjetër të shoqërisë, duke u munduar që gjatë gjithë jetës tonë të thurim një rrjetë të dendur me eksperienca dhe lidhje ndërmjet njëri–tjetrit. Sipas psikologëve të ndryshëm, njerëzit kanë dy arsye themelore përse nuk duan të qëndrojnë vetëm, së pari njeriu është më i qetë, më i ngushëlluar, më i siguruar dhe së dyti, sepse të tjerët na sigurojnë një informacion sesi do të reagojmë në situata të ndryshme që do të na përballen
Ka lloje të ndryshme dashurie, siç është ajo e nënës për fëmijën, miqësisë, vëllazërore, por ne flasim për dashurinë erotike, pasionin e dashurisë, dashurinë e dashnorëve, dashurinë e të martuarve, dashuria që na bën të themi të dua.
Çfarë është dashuria? Dashuria mund të përkufizohet si një tërheqje, dëshirë, afeksion, kënaqësi ose admirim. Në vetvete dhe në varësi të individit, ajo mund të nënkuptojë lidhje afektive, përkushtim, vlerësim dhe sigurisht, entuziazëm në nivele të larta. Dashuria mund të përfshijë butësinë dhe dëshirën seksuale të shprehur nga të dy të dashuruarit. Ajo mund të lindë dalëngadalë nga miqësia, apo shfaqet me forcë si rrufe, duke shkaktuar një marramendje kalimtare për pak ditë ose muaj. Mund të jetë një zhuritje seksuale, ose një butësi e ëmbël, mund të mbetet një pasion i pakëndshëm apo mund të shpërthejë edhe në një martesë. Mund të shuhet në një monotoni, ose përkundrazi mund të ruajë freskinë e dridhjeve të fillimit. Është më se normale të mendosh se në qoftë se dashuron një njeri nuk mund të dashurosh gjithmonë në të njëjtën mënyrë, çast pas çasti, pasi është e pamundur të realizosh një linjë dashurie konstante. Në këtë formë kemi pak besim në ato që mund t’i quajmë ulje ose ngritjet e ndjenjave, marrëdhënieve dhe të vete jetës.