Dashamir Biçaku
TIRANE- Incident i rëndë me vëllain e të penduarit të bandës së Durrësit, Adriatik Coli, i përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Policia, jo vetëm që e keqtrajton vëllain e të penduarit dhe dy persona të tjerë, por e shoqëron në komisariat duke dekonspiruar maskimin e tij. Ngjarja ndodhi pas një debati në një pikë kontrolli të Komisariatit nr.4. Vëllai i të penduarit lirohet nga policia pas ndërhyrjes së krerëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve në këtë institucion. Vetë ai pohoi për “Shekullin” se është lënë i lirë nga policia, pasi kishte njoftuar Drejtorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçajn. Ngjarja mësohet se ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të banesës së ku është i vendosur vëllai i Adriatik Colit, Shkëlqim Coli, në territorin e komisariatit nr.4, në kryeqytet. Coli, mësohet se ka qenë duke u shkuar bashkë me një të afërmin e tij për të përcjellë një të njohur me taksi në aeroportin e Rinasit, pasi do të nisej jashtë vendit. Krerët e Policisë së Shtetit refuzuan të japin përgjigje mbi rastin apo ndonjë version mbi incidentin.
Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, kur Shkëlqim Coli, 47 vjeç, nga Durrësi, bashkë me nipin e bashkëshortes së tij dhe një person tjetër, u ndaluan nga policia në një pikë kontrolli të ngritur nga komisariati i Policisë nr.4. Incidenti mësohet se ka nisur që në momentet e para të komunikimit të punonjësve të policisë me Shkëlqim Colin dhe personat e tjetër që ndodheshin në veturë. Pas mosmarrëveshjeve të momenteve të para, mes policëve të pikës së kontrollit dhe 47 vjeçarit Coli, blutë vendosën shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit n.4, në kryeqytet. Incidenti mes policisë dhe personit të ruajtur nga Programi i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, është bërë i ditur për “Shekullin” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe të Komisariatit nr.4. Sipas tyre, ka pasur një mosmarrëveshje dhe pas sqarimit Coli është lënë i lirë.
Ndërkaq, burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe vetë Shkëlqim Coli, thanë se ai është i përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve për shkak të dëshmisë kyçe të të vëllait në procesin në ngarkim të të akuzuarve të Bandës së Durrësit. I mbrojturi mësohet se është shoqëruar në polici ku është mbajtur për rreth 30 minuta nga efektivët e Policisë së komisariatit nr.4. Coli tha dje për “Shekullin”, se është ndaluar nga efektivët e komisariatit nr.4, të cilëve iu prezantua menjëherë se cili ishte, por këta të fundit, sipas tij, nisën të ushtronin ndaj tij dhunë verbale dhe më pas edhe dhunë fizike, duke e shoqëruar në mënyrë arbitrare në komisariatin e policisë. Rreth gjysmë ore pas shoqërimit të tij në ambientet e policisë, Coli është lënë i lirë nga policia dhe më pas ai ka vazhduar programin e tij.
Rrëfimi i Shkëlqim Colit
Z. Coli, çfarë ka ndodhur me ju mëngjesin sotëm, kur jeni shoqëruar nga Policia ?
Po, ka pasur një problem, unë jam shoqëruar në polici dhe jam mbajtur aty për rreth gjysmë ore prej uniformave blu, ndonëse iu kisha bërë të njohur se isha Shkëlqim Coli, vëllai i Adriatik Colit dhe që isha pjesë e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, për shkak të dëshmisë së dhënë prej tim vëllai në procesin gjyqësor ku ai është i akuzuar. Më pas jam lënë i lirë, nga policia pas ndërhyrjes së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Si ndodhi shoqërimi juaj në komisariat?
Mbrëmjen e të enjtes, erdhi në shtëpinë time nipi i gruas time, pasi në mëngjes në orën 2:30, duhej të nisej për në Rinas, pasi duhej të udhëtonte në Gjermani. E solli taksia deri tek dera dhe u ngrit për të ikur në orën dy e gjysmë të natës. Doli dhëndëri bashkë me djalin tim, për ta përcjellë poshtë shtëpisë ku e priste taksia për ta dërguar në Rinas. Unë dola pak më vonë dhe aty u përballa me policinë kriminale, ndërsa unë nuk i njihja se kush ishin. I gjeta duke debatuar me policinë. Iu drejtova dhëndërit dhe i thashë: O Marijus, çfarë problemi ke që kanë ardhur këta? Kush janë këta? Pa pritur përgjigje prej tyre, më erdhi një përgjigje nga një prej personave që thanë se ishin të policisë. “Ne jemi policia kriminale, – më thanë ata. Mirë iu thashë me që jeni policia kriminale, kush është i pari prej jush?- i pyeta unë ata.
Në atë moment, më kapën për rrobash më shqyen prej tyre dhe nisën të më godisnin mua dhe më përplasën për muri. Djalin ma goditën dhe e përplasën për tokë. Ndaj meje dhëndërit dhe djalit tim, këta persona nisën të ushtronin një dhunë të paparë. Mbeta i skandalizuar nga kjo, pasi veç se më dhunuan fizikisht, por u dhunova edhe psikologjikisht. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar. Imagjinoni, kemi shtatë vjet që rrojmë me stresin e këtij programi. Veç kësaj unë tashmë ndihem edhe i rrezikuar, pasi veprimi i këtyre policëve më dekonspiroi, pasi ata po ushtronin dhunë ndaj nesh, por edhe po shkaktonin zhurmë. Shumë prej komshinjve aty, nisën të dilnin nëpër dritare dhe të shikonin çfarë po ndodhte, duke na dekonspiruar. Unë kam qenë dhe jam në rrezik, por me këtë veprim, unë nuk kam më besim as tek policët as tek shteti.
Si reaguat pas këtij veprimi të punonjësve të policisë ndaj jush ?
Menjëherë mora shefin e zyrës që merret me ne dhe me drejtorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve. I thashë që kam një incident me punonjësit e policisë dhe i kërkova ndihmë.
Si reagoi ai ?
Ai e dëgjoi që ne po debatonim pasi aty kishte shumë zhurmë. Mendoj se e dëgjoi se nuk ishte situatë e mirë. Menjëherë pas kësaj më tha: Mbylle telefonin, mos ma ngri zërin dhe mos më shqetëso më.
Kush ishte ky person?
Shefi i Zyrës së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Nuk ka rëndësi t’ia them emrin. I përsërita edhe një herë që të verifikonte situatën, se çfarë më kishte ndodhur dhe të merrte vesh se si ndaj meje kishte ushtruar dhunë policia. në këtë moment, më morën policët dhe më dërguan në komisariatin e policisë nr.4. Në këtë kohë, doli një prej personave dhe më tha se jam shefi i krimeve. Më tha se ishte miku drejtorëve të Policisë. Nisi të ushtronte ndaj meje shantazh e deri në kërcënime për jetën. Ky polic më njihte shumë mirë. Më tha se isha vëllai i Adriatik Colit, më dha edhe adresën e shtëpisë, pra më njihte mirë edhe më parë e pavarësisht kësaj ushtroi ndaj meje dhunë. Në komisariat munda të lidhem me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajn. I tregova çfarë kishte ndodhur me mua. Menjëherë pas komunikimit me të më tha se do merrej ai me këtë çështje.
Çfarë qëllimi kishte policia në këtë zonë ku ndodhej, ishte për probleme të vetat, apo mendoni se kishte ndonjë qëllim ndaj jush ?
Nuk e di. Mendoj se mbase ka qenë një rastësi. Nuk dua të shtoj gjëra apo t’iu ngarkoj fakte të paqena. Atë që kam dua ta them drejt dhe në mënyrë të vërtetë. E vetmja gjë që unë vura re aty ishte se kuptova se policët ishin të dehur. Iu vinte era alkool. Këta fakt ia thashë edhe shefit të zyrës së mbrotjes së dëshmitarëve.
Kush është
Shkëlqim Coli, është vëllai i Adriatik Colit, një nga personat e akuzuar si pjesëtar i bandës së Durrësit, tashmë i penduar që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Dëshmia e Adriatik Colit, në procesin e Bandës së Durrësit, ka qenë më e rëndësishmja që ka pasur në dorë akuza, bashkë me prova të tjera. Falë dëshmisë së dhënë nga vëllai i Shkëlqim Colit, Adriatik Coli, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, kanë mundur të zbardhin pjesën më të madhe të krimeve për të cilat janë akuzuar pjesëtarët e bandës së Durrësit. Procesi penal ka përfunduar në shkallën e parë dhe Coli është duke vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë të saj. procwe tw saj