Kjo bimë mishngrënëse që “ha” minj, madje tret edhe dhëmbët apo kockat e tyre
Xhiron e botës ka bërë një video e hedhur në Youtube, me një mi që bie në grackën e një bime mishngrënëse.
Ngjason me një skenar fantastiko-shkencor, por në fakt, ekziston një bimë mishngrënëse që “ha” minj, madje tret edhe dhëmbët apo kockat e tyre.
Bima në fjalë, me emrin shkencor Nepenthes spathulata, rritet në Iava dhe Sumatra. Trungu i saj arrin deri në 5 metra gjatësi. Bima i fut “në kurth” kafshët dhe kur ato hyjnë në “lulen” e saj, i izolon dhe si rezultat, ata vdesin nga lodhja e përpjekja për të shpëtuar. Më pas, trupi i tyre tretet nga enzimat e tretjes që përmban kjo bimë. /albobserver./