Një fëmijë holandez 11 vjeçar në Amsterdam ka fituar 100 dollarë për planin që shtroi në lidhje me zgjidhjen e krizës financiare të Greqisë.
Jurre Hermans ishte pjesë e 452 kandidatëve që kanë propozuar plane për krizën ekonomike, ku fituesi do të marrë një çmim prej 400 mijë dollarësh të Wolfson Economics Prize.
Fëmija ka propozuar që të bëjnë me eurot ashtu si me një “kek apo një picë”.
Ideja e tij është “që të gjithë grekët t’i çojnë eurot e tyre në bankë dhe t’i fusin në një makinë këmbimi parash”.
“Grekët – vazhdon i vogli – në vend të eurove do të marrin dhrahminë, monedhën e tyre të vjetër dhe banka të gjithë eurot ia kthen qeverisë”.
Fëmija e shpjegon idenë e tij me anë të një metafore: “Të gjithë eurot formojnë një picë. Qeveria greke mund të fillojë të paguajë të gjithë borxhet e saj sepse për të gjithë huadhënësit do të marrin nga një pjesë pice në këmbim”.
Pesë finalistët e çmimit kanë përftuar një sasi prej 10 mijë sterlinash për të vazhduar punën e tyre në ndarjen e çmimit të madh më 5 korrik të këtij viti.