Fotot që shoqërojnë këtë lajm, janë të papërshtatshme për publik të gjerë. Personi që shikoni quhet Lauw Tjoan Eng. Ai sot është 51 vjeç dhe jeton në Xhakarta, Indonezi, raporton noa.al.
Që kur ishte pesë vjeç, Lauw Tjoan Eng nisi të vuajë nga një simptomë e rrallë e lëkurës që i shkakton në tërë trupin pa përjashtim, gjëndra tumorale.
Edhe pse janë tumore, ato nuk janë të rrezikshme për jetën, por gjithsesi 51 vjeçarit Lauw Tjoan Eng ia kanë vështirësuar aq shumë jetën sa siç pohon ai nuk sheh dot veten në pasqyrë.
“Nuk e shoh dot veten në pasqyrë. Nuk e përballoj dot atë pamje të tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme si është lëkura ime, si është trupi im”, - thotë Lauë Tjoan Eng.
Ai jeton i vetëm në një shtëpi të thjeshtë në Xhakarta. Tregon se askush nuk do të rrijë me të. Për shkak të pamjes që ka, njerëzit mundohen të qëndrojnë sa më larg tij.
Megjithatë vëllezërit nuk e kanë braktisur. Ata herë pas here e ndihmojnë.
Disa vite më parë, Lauw Tjoan Eng shkoi në një spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Por sikundër pohon, ky ishte vetëm fillimi sepse terapia që duhet të ndiqte më pas kushtonte dhe ai nuk i kishte ato para.
Tani që në media ka dalë lajmi për pamjen e tij të rrallë, ka një sensibilizim dhe Lauw Tjoan Eng po shpreson shumë se do t’i nënshtrohet një terapie intensive. Sepse siç thotë, ai ka ëndrra dhe dëshira. Por më shumë se çdo gjë, po kërkon dashurinë:
“Unë shpresoj që një ditë të jem shëruar dhe të gjej një grua e cila të më dojë dhe së bashku të martohemi dhe të jetojmë një jetë të lumtur. E pra dua të bëj edhe unë, një jetë normale si gjithë të tjerët”, - thotë i prekur, Lauw Tjoan Eng.