Edhe nëse rri në zyrë nga ora 8 e mëngjesit, deri në 8 të darkës, mos kini frikë. Jeni më të shëndetshëm se ata që mund të kenë bërë xhiro me makinë gjithë ditën. Apo se ata që mund të kenë parë vetëm filma në televizor.
Këtë e konfirmon një studim i fundit, i titulluar “Interhearth”, që përfshiu rreth 30.000 njerëz nga 52 vende të botës.
Studiuesit e tij nga Kanadaja, Pakistani, Suedia dhe SHBA, kanë krahasuar aktivitetin fizik në punë dhe atë gjatë kohës së lirë për 10.043 njerëz që kishin pësuar infarkt dhe për 14.217 të tjerët të shëndetshëm.
Duke arritur në konkluzionin se të gjitha punët, qofshin ato edhe të rënda fizikisht, kanë një efekt pozitiv mbi shëndetin, krahasuar me personat që nuk punojnë fare dhe preferojnë ta kalojnë kohën duke udhëtuar me makinë apo të shohin televizor.
Studimi më tej thekson se të parët e kanë uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare deri në një nivel prej 13%, krahasuar me ata që vetëm “peshkojnë” tërë ditën dhe 24% me ata që vetëm shtrihen gjatë saj.
Ai gjeti gjithashtu një ulje prej 8% të rrezikut të prekjes nga infarktet për ata që kryejnë deri në 30 minuta aktivitet fizik në javë.
Në fund, studimi pohoi faktin se kush ka një makinë apo sheh shumë TV, ka një probabilitet 2-fish më të lartë për të pësuar infarkt, krahasuar me atë që punon.