Ndërmjet neologjizmave të reja që u futën në fjalët suedeze në vitin 2012, Komisioni i Gjuhës Suedeze kishte regjistruar fjalën «ogooglebar» ,e cila lexohet «ungoogleable» në listën e fjalëve të reja në Suedi. Dhe duket se fjala «ogooglebar» nuk ‘mund të gjendet fare në internet, nga motorët e kërkimeve të internetit’. Por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak kompanisë amerikane Google.
Google kërkoi nga Komisioni që ta ndryshonte këtë përkufizim dhe të deklarojnë se kjo fjalë nuk gjendet vetëm në google dhe jo në makinat e tjera të kërkimeve në internet. Por Komisioni duket se iu dorëzua këtij presioni dhe, në vend që të ndryshonte përkufizimin, preferoi që ta heq këtë fjalë debutuese nga lista e shprehjeve me pakënaqësinë që «Google të kontrolloi gjuhën».
Komisioni i Gjuhës Suedeze mblidhet çdo vit dhe publikon në listë me 10 fjalë të reja që përdorin suedezët. Këtë gjë e bëjnë për të treguar se si gjuha suedeze po ndryshojë nga viti në vit. Por duket që Google iu ndryshojë planet këtë vit pasi kompani Google është një markë e regjistruar dhe ka autoritet të plotë në përdorimin e fjalë ‘Google’ dhe kompani e ruan me fanatizëm këtë pasi dëshiron që kur njerëzit të dëgjojnë ose përmendin një fjalë me Google t’i vij ndërmend motori i kërkimit në internet Google!