Ai mori guximin të bënte një rrëfim personal hapur, duke e konsideruar veten një njeri të lirë, kur është fjala për të pohuar atë që ndien.
Por Hermes Nikaj, modeli 21-vjeçar, menjëherë pas deklaratës së tij të parë në media, se i pëlqejnë djemtë, dhe se është i dashuruar çmendurisht me Vlashin e “BB5”, është përballur me telefonata kërcënuese në numrin e tij të telefonit, që nga dita e botimit të intervistës së tij në gazetën “Panorama”.
Më marrin në telefon vajza e djem, që prezantohen si miq të Vlashit, dhe më kërcënojnë se do më hedhin në gjyq, pasi sipas tyre i kam prishur imazhin”, tregon Hermes.
Një javë më parë, Hermesi deklaroi publikisht për miqësinë që ai e quan speciale me djalin nga Durrësi. Ai tregoi se ishte njohur në Facebook me Vlash Mërtikën dhe më pas kishin dalë bashkë, duke qenë se i bashkon dhe pasioni i modës.
Në intervistën e tij, Hermes theksoi se “nuk e fsheh që mua më pëlqejnë meshkujt, rashë në dashuri me Vlashin dhe e dashuroj marrëzisht në çdo moment të jetës sime. Dhe nuk kam turp ta pranoj publikisht këtë fakt