Situata e rënduar ekonomike po lë më shumë pasoja se sa mendohej në fillim për popullsinë e vendit fqinj, Greqisë. Në Athinë mësohet se është kryer një hulumtim me objekt kryesor sjelljen seksuale në marrëdhëniet mes çifteve. Studimi ka patur për bazë një kampion prej 600 çiftesh dhe u kryen intervista që kishin të bënin me aspekte të jetës seksuale në vitet dhe muajt e fundit.
“Problemet financiare dhe aktiviteti seksual janë të lidhur sepse njerëzit vuajnë nga një lloj depresioni. Nuk ke para, nuk punon, nuk mendon se ka të ardhme. Këto janë gjëra që të fusin në depresion, ndjenja melankolike, ndaj dhe aktiviteti seksual bie”, thonë organizatorët.