Një nga organizatat më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve ka reaguar në mbrojtje të gazetares Lindita Çela, e cila është paditur nga drejtori për marrëdheniet me publikun në Kryeministri, Gjovalin Prenga.
Organizata e Medias për Europen Juglindore, me qendër në Vienë kujton se kjo është padia e parë penale ndaj një gazetari që kur Berisha erdhi në pushtet.
Për më teper, është nje padi penale që vjen në një kohë kur me ligj, padi të tilla janë shfuqizuar dhe tani ka vetem padi civile. Më 7 tetor 2011, gazetarja Çela raportoi për një konflikt brenda agjensisë së legalizimeve ALUIZNI.
Ish-kreu i ALUIZNIT kishte akuzuar zëvendësin e tij se kishte pasur lidhje me aparatin komunist. Pasi e pushoi nga puna, drejtori Memia shpërndau një dosje për media ku ishin emrat e disa njerëzve që kishin bashkëpunuar me shërbime sekrete dhe.në këtë listë gjendej edhe emri i Prengës.
Çela raportoi se si zyrtaret kërcënojnë duke përdorur dosjen dhe publikoi dhe emrat. Organizata SEEMO thekson se “mirëpret vendimin për të amenduar ligjin për shpifjet, por shpreh shqetesimin që ende ka akuza penale ndaj një gazetareje. SEMO thekson se unioni i gazetareve shqiptarë ka mbështetur gazetaren Lindita Çela dhe dënoi sulmin e zyrtarve ndaj medias.
tch