Është e pamundur që të udhëtosh nëpër Kosovë dhe të mos shohësh postera vendosur pranë rrugëve, ku shruhet “Kosova në Olimpiadë”.
Kjo arritje padyshim i takon xhudistes nga Kosova, 22 vjeçares Majlinda Kelmendi, e cila dërgon Kosovën në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.
Vetëm me punë, dy herë në ditë stërvitje të mundimshme nga tri orë, Majlinda e arriti normën olimpike, dhe siç tregon për Top Channel, kjo nuk ishte rrugë e lehtë.
“Sigurisht se ka qenë rrugë e vështirë, mirëpo unë edhe si “junior” kam filluar të marrë pjesë në kupën e botës, në grand prix, grand slam, ku fitohen pikët olimpike”, tha Majlinda Kelmendi, Xhudiste.
Por, mënyra se si do të prezantohet ajo në Olimpiadë është çështje që nuk është vendosur përfundimisht.
Kosova, si shtet i ri, duke mos qenë ende anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ia pamundëson sportistëve të mbrojnë ngjyrat e flamurit të tyre, prandaj duhet zgjedhur njërën nga dy mundësitë: Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thotë për Top Channel se Majlinda mund të prezantohet si përfaqësuese e Shqipërisë, apo si sportiste e pavarur nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
“Vullneti ynë është që opsioni i prezantimit si sportiste e pavarur të pranohet, për faktin se kjo do të ishte një njohje implicite për Kosovën, dhe po ashtu do të zgjonte më shumë kurreshtjen e të gjithëve për të mësuar se kush është kjo garuese, e cila është ndër garueset më të mira në botë”, thotë Memli Krasniqi, Ministër Rinisë, Kulturës dhe Sportit.
Për Majlindën, e cila është renditur e 4-ta në renditjen olimpike, e rëndësishme është se do të përfaqësojë shqiptarët.
“Pavarësisht se do të marr pjesë nën flamurin e Komitetit Olimpik, (apo) për Shqipërinë. Unë do të përfaqësoj shqiptarët. Tek e fundit të gjithë jemi shqiptarë, flasim shqip, është e njëjta gjë”, tha Majlinda Kelmendi, Xhudiste.
Sidoqoftë, suksesi i Majlindës ka zgjuar interesimin e të gjithëve. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e thirri në zyrën e saj për t’i uruar sukses xhudistes, e cila refuzoi shumë kërkesa të shteteve të ndryshme, vetëm për të prezantuar Kosovën.
“Ti po e përçon emrin e Kosovës kudo që po shkon, me punën, me angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet tuaja. Dhe, pjesëmarrja e juaj, do t’i bënte nder vendit tonë”, deklaroi Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës.
Pavarësisht të gjithave, xhudistja nga Kosova, e cila filloi të merrej me këtë sport që kur ishte ende fëmijë, shpreson të sjellë nga Londra, në shtetin e ri, ndonjë medalje olimpike.
tch