Angazhimi i raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, që Kosovës t’i lejohet paraqitja në lojërat olimpike “Londra 2012″ nuk ka brengosur shumë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë (OKS).
Drejtues të OKS-së kanë ngulur këmbë të mërkurën se sportistët nga Kosova mund të garojnë në Londër vetëm si përfaqësues të Serbisë, nëse ata sigurojnë normën për pjesëmarrje në Olimpiadë. Për angazhimin e Lunaçekut kanë thënë se nuk ka ndonjë ndikim në mundësinë që Kosovës t’i lejohet paraqitja në Lojëra Olimpike.
Në një amendament të dorëzuar në rezolutën e PE-së për Kosovën, Lunacek ka treguar për rëndësinë e “avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashëgimisë si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive”.
Në amendamentin e paraqitur, Lunacek ka apostrofuar veçmas Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në pikëpamje të mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike në Londër. / Koha. net