Turi i takimeve me të rinjtë e Forumit Eurosocialist i kreut te opozitës Edi Rama nëpër Shqipëri ka vijuar në qytetin e Poliçanit, ku ka shpërndarë 200 karta anëtarësie.
Jo vetëm problemet që ndeshen të rinjtë shqiptarë, por edhe ato të prindërve të tyre ishin pjese e fjalës së Ramës.
"Një ditë, që sot duket e largët, kur edhe ju të bëheshit prindër do të përballeshit me të njëjtën frikë, do të përballeshit me të njëjtat vështirësi dhe do të përballeshit me të njëjtat pamundësi për t'i plotësuar fëmijëve tuaj atë që sot prindërit tuaj nuk ua plotësojnë dot.A e dini pse?Jo sepse janë të paaftë, jo sepse janë dembelë, jo sepse nuk duan megjithë forcë e zemrës tua plotësojnë por sepse nuk munden. I kanë këmbët e lidhura nga kërkcënimi i papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta, i korrupsionit dhe i frikës që vjen bashkë me to. Ju jeni këtu për të luftuar edhe për prindërit tuaj. Ju jeni këtu për të luftuar që edhe prindërit tuaj të mund ta shohin një ditë të bardhë përpara sesa të bëhen gjyshër e gjyshe dhe edhe prindërit tuaj të mund të pretendojnë njësoj si ju, që nesër të marrin atë që meritojnë", tha Rama.
Edi Rama duke iu drejtuar të rinjve u shpreh se të fitosh sot një vend pune, do të thotë të jesh pjesë e partive në koalicionin qeverisës, që nuk kanë asgjë të përbashkët me ty me ëndrrat dhe ambicjet e tua.
"Për të gjetur një vend pune nuk mjafton të kesh aftësi dhe vullnet për të punuar por duhet të kesh lidhjet e duhura. Duhet të merresh me një parti ose një tjetër edhe pse ato parti nuk kanë asgjë të përbashkët me ty, me ëndrrat dhe ambicjet e tua. Por ky realitet mund të ndryshojë, nëse bëhemi të gjithë bashkë. Një Shqipëri ku mundësia për të konkuruar ndershmërisht për një vend pune është e mundur nëse bëheni pjesë e PS", u shpreh Rama.
tch