Shkarkimi nga puna i rreth 200 punonjësve nga administrata e Bashkisë së Tiranës si dhe dhuna e ushtruar ndaj dy inspektorëve të tatim- taksave brenda zyrave shtetërore janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Kreu i grupit të këshilltarëve socialist, Aldrin Dalipi ka informuara në lidhje me këto Avokatin e Popullit Igli Totozani si cështje që kanë të bëjnë direkt me cënimin e të drejtave të njeriut .
“Cështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, në rastin konkret edhe për largimet masive nga puna që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. E njohëm atë me të gjitha veprimet të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Rikthyem në vëmendjen e tij rastin e dhunës ndaj dy zonjave në ambjentet e institucionit të tatim-taksave në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi kreu i këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi.
Dalipi dhe Totozani kanë diskutuar edhe mbi problematikën në zonat e izoluara nga dëbora në veri të vendit, ku Dalipi ka vënë në dijeni Avokatin se këshillatrët socialistë do të kontribuojnë me pagën mujore që marrin si anëtarë të këshillit bashkiak, për të blerë paketa me ushqime dhe medikamente për një komunë në nevojë në veri të vendit .