Fotoja e mësuesit tërbon prindërit: “Të pushohet nga puna”
Një mësues artesh në SHBA, Bill Doyle, nga San Diego, postoi një foton në një rrjet social ku kishte dalë me një nxënëse të tij e cila po i qëllonte me shpullë të prapmeve të tij. Mirëpo një prind, i cili kishte dëgjuar se ky mësues bënte gjëra të papërshtatshme, bëri kërkime në internet dhe arriti ta gjente këtë foto prej së cilës u revoltuar shumë. Ai ua tregoi edhe prindërve të tjerë të cilët kanë kërkuar sot nga drejtuesit e shkollës që të marrin masa ndaj tij.
Megjithatë shumë nxënës të shkollës e kanë përkrahur mësuesin e tyre duke i dalë në krah. Ata thonë se ai gjithmonë u është gjendur pranë për problemet që kanë pasur bile me natyrën e tij një burim frymëzimi për ta. “Ti je një njeri i jashtëzakonshëm, që ke ndryshuar shumë jetë njerëzish. Më vjen keq që duhet të merresh edhe me këtë gjë,” shkruan në shenjë solidariteti një vajzë në rrjetin social.