Mijëra përdorues droge do të kenë mundësi për herë të parë të trajtohen në një klinikë rehabilitimi të specializuar për ata. Deri më sot vartësve të lëndëve narkotike iu ka munguar një qendër e tillë dhe të vetmen ndihmë e kanë marrë në shërbimin e Toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak, shërbim ky i cili nuk ka qenë i përshtatshëm për këtë kategori.Rritja e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike ka bërë që kjo klinikë të hapet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Këtu do të trajtohen dhe kurohen të gjithë personat që kërkojnë të dalin nga varësia e drogave dhe t’i kthehen normalitetit. Në inagurimin e qendrës mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, Shefi i Klinikës së Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sula etj.Më parë, këta persona trajtoheshin në Qendrën e Toksikologjisë, pranë Spitalit Ushtarak, bashkë me personat që mund të kishin probleme me helmime të ndryshme. Ky trajtim nuk ishte specifik për përdoruesit e drogës dhe ambientet nuk ishin të mjaftueshme për trajtim të specializuar të pacientëve. Prandaj qendra e toksikologjisë u zhvendos nga Spitali Ushtarak për në spitalin civil në QSUT. Sipas shefit të këtij shërbimi Zihni Sula, pacientët do të kenë mundësinë e rehabilitimit dhe jo vetëm të trajtimit medikamentoz siç ka ndodhur deri më sot. Qendra e Toksikologjisë ka 20 shtretër dhe është e plotësuar me stafin mjekësor dhe infermieror.Gjithashtu, qendra ka të punësuar psikologë dhe punonjës socialë për trajtimin serioz të problemeve që lë pirja e drogës. “Në vitet 2008- 2010 kishim 1400 persona. Në vitin që kaloi kishim 780, por ajo që ka rëndësi është rritja e numrit të rasteve të reja që kërkojnë ndihmë. Ne në këtë shërbim ofrojmë tani terapi mbajtëse, me të gjitha qasjet që ofrohen sot në botë. Kemi një kapacitet me 20 shtretër, nga 10-12 që kemi pasur. Kemi staf psikosocial, plus staf mjekësor”, – tha Zihni Sula, shefi i klinikës së toksikologjisë.Sipas statistikave të raportuara nga klinika toksikologjike pranë Spitalit Ushtarak, nga kjo klinikë vitin e kaluar kanë kërkuar ndihmë trajtuese rreth 900 persona, 60% e të cilëve janë të moshës 14 – 40 vjeç. Specialistët e toksikologjisë vënë në dukje se në Shqipëri është rritur numri i përdoruesve në shkollat 9 –vjeçare, kryesisht ata të klasave të nënta. Dominimin më të madh të përdoruesve e kanë meshkujt, por nuk mbeten pas edhe femrat, të cilat po bëhen gjithmonë e më tepër përdoruese të drogave në vendin tonë.Përdorimi i drogave nga vajzat sjell probleme edhe më të mëdha sociale sesa përdorimi nga djemtë. Specialistët shpjegojnë se kjo duket gjithmonë e më tepër për vetë faktin se femra është e destinuar të bëhet nënë dhe është shembull kryesor në familje. Një situatë e tillë do të përkthehej në një dramë për familjen. Pak vite më parë, përdorimi i drogës kishte gjetur terren vetëm tek përdoruesit meshkuj, por tashmë raportet së shpejti pritet të barazohen.
Ja çfarë ofron qendraPritet që kjo qendër, e cila është konceptuar të jetë polivalente, do të ofrojë trajtim të specializuar si brenda ashtu dhe jashtë spitalit, dhe do të shërbeje si një qendër trajnimi, koordinimi dhe referimi në nivel kombëtar. Numri aktual i shtretërve është 20 dhe drejtohet nga një ekip multidisiplinor ku përveç mjekeve adiktologe dhe infermiereve, ka të punësuar psikologe dhe punonjës sociale. Duke qenë pjesë e shërbimit spitalor, kjo qendër do të jetë e mirë integruar brenda sistemit shëndetësor dhe do të mund të sigurojë vazhdimësi te shërbimit dhe të bashkëpunimit me shërbime të tjera ekzituese, kryesisht të ofruar nga sektori jo shtetëror, pra shoqëria civile. Qendra e rehabilitimit të përdoruesve të drogës është realizuar në kuadër të zbatimit të Projektit GLOK32 mbi Trajtimin dhe Kujdesin ndaj Drogave zbatuar nga Zyra e Kombeve te Bashkuara për Drogat dhe Krimin dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Albina Hoxha