Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, këtë fundjavë do të shfaqet premiera e komedisë franceze “Stjuardesat”, një komedi që fshikullon lidhjet poligame duke synuar të ofrojë argetim, batuta dhe shumë buzëqeshje për një stinë që lë pas dimrin dhe rizgjon jetën me të gjitha ngjyrat e saj. Në prag të premierës regjisorja e teatrit dhe trupa e aktorëve të angazhuar në këtë komedi gjatë një konference për shtyp ftuan publikun të ndjekë shfaqjen më të re, duke zbuluar dhe disa nga detajet e saj.
“Stjuardesat” e Mark Kamoletit është një nga ato komedi që njohu sukses jo vetëm në Francë, por edhe në Angli e në shumë vende të tjera të botës. Në vitin 1991 kjo komedi u fut në librin e rekordeve Guinness, si komedia më e shfaqur franceze në botë. Ndonëse një farsë franceze, me temën që trajton del jashtë kufijve të vendit ku është shkruar. E mbështetur në rregullat klasike të farsës, ajo i ka të gjithë elementët që e bëjnë një shfaqje argëtuese. E vënë dhe më parë në skenë nga një tjetër trupë teatrore, regjisorja Dervishi premton ta sjellë shfaqjen nën një koncept të ndryshëm regjisorial, ku lëvizjet, kërcimet dhe mizanskenat marrin rëndësi të veçantë. tch