Hyrje
Çfarë janë drogat? Teknikisht, drogat janë
lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit.
Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për
shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose
në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të
gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht
nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten
me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe
ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë
droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të
shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe
me to mund të abuzohet.
Drogat e paligjshme janë droga të cilat
janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë
botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll. Këto vende kanë miratuar disa ligje
ndërkombëtare, në formën e konventave të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të
cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll.
Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë
broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë
se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse
mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë
botën.
Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me
të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe
në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të
plotë dhe drogat mund të kenë emra të
tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju.
Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë
edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në
zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë
apo pastërtinë e një droge.
Të gjitha drogat e paligjshme kanë një
efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin
mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat
mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë.
Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë
potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata
nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat
kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë.
Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren sëbashku. Kjo përzierje e drogave mund të ketë
pasoja të rënda dhe të paparashikueshme
për trupin dhe mendjen e përdoruesve.
Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të
tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit
e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç
është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo
shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si
edhe me sëmundje të tjera të transmetuara
seksualisht.